E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Çdo mazhorancë duhet të dijë se nuk mund të kryejë reforma të rëndësishme pa konsensus. Roli në Kuvend nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por edhe me mënyrën dhe cilësinë e miratimit të tyre”, tha Topi.
Bamir Topi: Tė arrihet konsensusi politik








Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka bërë apel klasës politike në vend që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të shkojnë drejt konsensusit, në dobi të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kreu i shtetit në një mesazh për politikanët, me rastin e fillimit të punimeve në kuvend, ka deklaruar se ndjen keqardhje për sesionin e kaluar parlamentar.

“Ka qenë zhgënjyes”, është shprehur Topi në një dalje për mediat.

“Çdo mazhorancë duhet të dijë se nuk mund të kryejë reforma të rëndësishme pa konsensus. Roli në Kuvend nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por edhe me mënyrën dhe cilësinë e miratimit të tyre”, tha Topi.

“Sot jemi më pranë BE-së sa asnjëherë tjetër. Ky çast do të kërkojë fillimin e një angazhimi të gjithanshëm dhe të një administrate të lirë larg presioneve partiake dhe shumë profesionale. Hapat drejt BE-së varen shumë nga reformat”, theksoi ai.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, Topi deklaroi se duhet të krijohet një mekanizëm që të sigurojë transparencën e votave të qytetarëve.

“Mbetem me shpresë se do të arrihet jo vetëm tejkalimi i debatit politik për zgjedhjet e 28 qershorit, por do të ketë konsensus edhe për përcaktimin e numrit të përfaqësuesve politikë në KQZ si dhe për gjetjen e atij mekanizmi magjik për numërimin e pakundërshtueshëm të votave. Kjo mund të prodhojë edhe ndryshime kushtetuese, por të tilla që t’i rezistojnë kohës”, shtoi Topi.

“Organizimi i zgjedhjeve të ardhshme lokale do të jetë dëshmia e maturisë politike përballë interesave kombëtare”, theksoi kreu i shtetit.

Publikuar: 06.09.2010 | 00:20
Lexuar: 152 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime