Sipas policisë dhe familjarëve, gjatë transportit janë ndërruar dokumentet dhe arkivoli i 65 vjeçares nga Kapzhdolli ka përfunduar në Turqi kurse arkivoli i shtetasit turk ka përfunduar në varrezat e fshatit Kapazhdoll të komunës së Zhelinës, afër Tetovës.
Një gabim i cili ende nuk është detektuar ku ka ndodhur, ka krijuar te një familje nga një fshat i Tetovës dhe një familje turke nga Turqia. Dy kufoma nisin dy familje të ndryshme, njëra turke dhe një shqiptare për në vendlindjet e tyre, Maqedoni dhe Turqi, ndërsa një gabim në dokumentacion ka ndërruar kufomat dhe familja nga Kapazhdolli i Tetovës ka marrë kufomën e familjes turke, ndërsa familja turke kufomën e familjes shqiptare.
Ngjarja
Familjarët e të ndjerës 65 vjeçare me inicialet Sh.T e cila këtyre ditëve ndërroi jetë në një qytet të Gjermanisë pasi morën kufomën me sarkofagun e blinduar nga aeroporti i Shkupit me ceremoniale fetare pa e hapur arkivolin kanë varrosur trupin e pajetë të të ndjerës me nderime fetare dhe në prani të të gjithë familjarëve dhe bashkëfshatarëve të tyre.
Mirëpo një mijë kilometra më larg në një qytet të Turqisë familjarët e një të ndjeri tjetër, që poashtu ka vdekur këtyre ditëve në Gjermani në momentin e hapjes së arkivolit janë befasuar kur kanë parë se në atë gjendet një grua.
Incidenti
Sipas policisë dhe familjarëve, gjatë transportit janë ndërruar dokumentet dhe arkivoli i 65 vjeçares nga Kapzhdolli ka përfunduar në Turqi kurse arkivoli i shtetasit turk ka përfunduar në varrezat e fshatit Kapazhdoll të komunës së Zhelinës, afër Tetovës.
Sipas burimeve të sigurta nesër në këtë fshat do të bëhet zhvarrimi i shtetasit turk që gabimisht u varros dje, dhe i njëjti do të dërgohet në Turqi tek familja e tij, kurse së shpejti pritet që të sillet kufoma e 65 vjeçares nga ky fshat për t`u varrosur në varrezat e këtij fshatit. Të gjitha procedurat e zhvarrim-varrimit do të bëhen në prani të gjykatësit hetues dhe organeve policore.
Edhe më tej nuk dihet saktë se si ka ndodhur ky incident shumë tragjik për dy familjet, dhe se cilët janë fajtorët dhe a do të përgjigjet dikush për këtë rast pa precedan.
Policia e shteteve përkatëse është e njoftuar me rastin dhe po punojnë në zbardhjen e rastit dhe detektimin e incidentit.
Tv Koha- Tetovë