Shtatë vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, maqedonasit edhe më tej kanë mendim negativ për këtë marrëveshje. Anketa e paradokohëshme e Institutit demokratik në Shkup tregoi se më shumë se 40 përqind e maqedonasve kanë vlerësime negative për marrëveshjen e Ohrit, derisa 83 përqind e të anketuarëve nga Shqiptarët kanë mendim pozitiv.
Deri ku ka arritur ky proces, cilat dobësi janë të konstatuara dhe çfarë duhet të bëhet për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje?
Shtatë vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, maqedonasit edhe më tej kanë mendim negativ për këtë marrëveshje. Anketa e paradokohëshme e Institutit demokratik në Shkup tregoi se më shumë se 40 përqind e maqedonasve kanë vlerësime negative për marrëveshjen e Ohrit, derisa 83 përqind e të anketuarëve nga Shqiptarët kanë mendim pozitiv. Vetëm 53 përqind e Shqiptarëve thonë se nuk ndjehen të barabartë. Kjo anketë dhe analiza e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, që është në fazë përfundimtare, janë arsye për të biseduar me nënkryetarin e Qeverisë së RM-së z. Abdilaqim Ademi përgjegjës për këtë problematikë.
Çfarë është komentari juaj për rezultatet nga analiza e marrëveshjes së Ohrit?
Аdemi: Nëse bëhet krahasim i rezultateve prej disa viteve dhe sot, mund të konstatojmë se qytetarët në përgjithësi pozitivisht e kanë pranuar marrëveshjen e Ohrit, kurse ajo që është më pozitive është se maqedonasit janë shprehur më shumë pozitiv se sa prej disa vitesh. Ky është element shumë i rëndësishëm.
Por, gjysma e Maqedonasëve, të anketuar në anketë nuk e pranojnë marrëveshjen e Ohrit?
Аdemi: Po, por para disa vitesh ishin 80 përqind, për ne është me rëndësi se përqindja po zvogëlohet.
Cili është mendimi juaj për Analizën e marrëveshjes së Ohrit?
Ademi: Ne formuam katër grupe punuese për katër sfera që janë shtyllat kryesore të marrëveshjes së Ohrit. Ajo është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat , decentralizimi, rregullimi shtetëror, domethënë kushtetuta, ligjet, dhe grupe punuese për sferën e arsimit, kulturën, lëminë e publikimit etj. Nga të gjithë këto grupe punuese presim, përkrah asaj që do të na informojnë se sa janë të implementuara konkluzionet, të na japin edhe kahje se çfarë duhet të ndërmerret për zbatimin e marrëveshjesë kornizë.
Kur do të jetë e publikuar Analiza?
Аdemi: Ne jemi në fund me analizën, por pasi që gjendemi në kampanjë parazgjedhore, mendojmë se më mirë është që Analiza të publikohet pas zgjedhjeve.
Ju dhe lideri i partisë Suaj ( BDI) z. Ali Ahmeti, në kontaktet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare veçanërisht potenconi se në realizimin e marrëveshjes së Ohrit ka ngadalësime?
Аdemi: Jo vetëm që ne atë e konstatuam, por edhe anketa tregoi se në disa sfera qytetarët nuk janë të kënaqur me atë që është implementuar në praktikë. Sigurisht se me rëndësi është edhe aprovimi i disa ligjeve në Kuvend, por më me rëndësi është që ato të jenë të zbatuara në praktikë, të arrijnë deri tek qytetarët. Ne tentojmë që ti eliminojmë këto probleme. Ajo para se gjithash ka të të bëjë me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjithë bashkësive etnike , por në disa institucione ka përparim të dukshëm kurse në disa ka pengesa. Për ne nuk është me rëndësi vetëm numri. Me rëndësi është të shohim në cilat pozicione janë të vendosur përfaqësuesit e bashkësisë etnike të shqiptarëve, a janë në funksione udhëheqëse, a marrin pjesë bashkësitë etnike në Maqedoni në krijimin e politikës dhe në zbatimin e saj, të jenë pjestarë aktiv në proceset në Maqedoni. Informacionet e fundit flasin se në vitin 2007 përfaqësimi ishte afro 17 përqind, presim që në vitin 2008 të ketë përmirësim të vogël, por të dhënat janë në fazë të përpunimit. Në vitin 2009 do të ketë njëmijë punësime për përfaqësuesit e bashkësive etnike.

Në cilat sektorë do të jenë punësimet e reja?
Аdemi: Mendoj se situata më e dobët është në Ministrinë e finansave, për arsye se aty kërkohen profile specifike, gjithashtu edhe në gjygjësi situata nuk është e kënaqshme. Nëse vazhdojmë me këtë trend, mendoj se deri në fund të këtij mandati përafërsisht do të rrumbullakësohet procesi i përfaqësimit të të gjithë bashkësive etnike. Por, ajo nuk do të thotë se është fund, duhet pastaj të ndiqet kariera e atyre që punësohen.
Në këtë periudhë ne përndryshe nuk mund të publikojmë konkurse të reja, ato do të pësojnë pas zgjedhjeve, kurse pastaj do të vendosim edhe për konkurset që janë në rrjedhë, për 620 të punësuar. Në maj do të ketë konkurs të ri për punësime. [/b]
Në publik dhe tek ekspertët është i përfaqësuar mendimi se punësimi në suaza të përfaqësimit propocional u bë në mbi punësim, se në disa ministri ka numër të madh, nuk ka vend as ku të ulen? A nuk është kjo në kundërshtim me marrëveshjen e Ohrit, harxhimi i të hollave shtetërore për të cilat ndonjë duhet të përgjigjet?
Аdemi: Sigurisht se këtu ka të vërtetë, por ajo nuk është shkak të mos punësohen anëtarët e bashkësive etnike. Ne e dinim se do të ballafaqohemi me këtë problem real dhe mendoj se kemi zgjedhje, për shkak se një numër i madh i nëpunësve shtetëror maqedonas tani shkojnë në penzion, për atë kushti për përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike mund të plotësohet në mënyrë elegante.
Kryesisht bëhet fjalë për të drejtat e Shqiptarëve në Maqedoni. Por, çfarë është me përfaqësuesit e bashkësive etnike?
Аdemi: Me konkursin më të ri ishin të punësuar 11 Turq, 6 Boshnjak, 6 Romë, 2 Serb, një Vlleh, pra ka nga të gjithë bashkësitë etnike.
Nga opozita, por edhe nga pjesa e ekspertëve, ka kritika se përdorimi i gjuhës shqipe nuk është e zgjedhur në mënyrë adekuate?
Аdemi: Sigurisht se ligj ideal nuk ka. Ai i cili e rregullon këtë pyetje, është bazë kryesore për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Në të gjitha sferat është e definuar si do të përdoret gjuha shqipe dhe gjuhët tjera. Por, kur thamë se marrëveshja e Ohrit nuk implementohet plotësisht, ne menduam vetëm për këtë problem. Në disa komuna , edhe pse gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ajo ende nuk përdoret, ka opstruksion nga disa prefektë, Këshilla. Për shembull, do të marrim komunën e Krushevës, Çashkës, si dhe disa tjerë. Ato arsyetohen se nuk kanë mjete finansiare të mjaftueshme, nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, personel etj. Ne mendojmë se ajo nuk duhet të jetë arsye. Ajo është arysyetim që mund të mbajë ndoshta një vit, por jo katër vite me rend.
Kur marrëveshja e Ohrit do të zbatohet plotësisht?
Аdemi: Deri sa ekziston kjo Kushtetutë, derisa ekzistojnë ligje që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, ne duhet të bisedojmë dhe veprojmë dhe të ndërmarrim hapa konkrete për ligjet që të zbatohen në praktikë. Më e rëndësishmja është të implementohet në praktikë marrëveshja. Ajo është proces që nuk mund të matet me përqindje.
Deri ku do të arrini me realizimin e marrëveshjes së Ohrit deri në fund të mandatit të partisë suaj?
Аdemi: Në programën tonë parazgjedhore thamë se për katër vite do të mundohemi që përqindja e përfaqësimit të bashkësive etnike të jetë në nivel të duhur. Me hapat që i kemi ndërmarrë deri tani ne jemi në kahjen e duhur për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Por, ajo nuk do të thotë se këtu është fundi i punësimeve të përfaqësuesëve të bashkësive etnike. Ky është proces që duhet të ndiqet, ashtu siç thash më parë. Bashkësitë etnike në Maqedoni duhet ti ndiejnë institucionet si të vetat, të japin kontribut për shtetin, të marrin përgjegjësi për shtetin, e jo vetëm të punësohen, qëllimi është të integrohen dhe të gjithë së bashku të krijojnë politikë për një Maqedoni më të mirë.
Intervistoi: DW