Sipas parashikmeve të ministrisë, gjatë këtij viti Kina do të duhej jashtë të investojë 56 miliardë dollarë, me çka në listën e investitorëve më të mëdhenjë globalë të jashtëm do të rradhitej nga vendi i 12-të në të pestin.
Kina planifikon në vitin 2010 të arrijë deri në vendin e pestë në botë sipas madhësisë së investimeve të drejtëpërdrejta në vende të tjera, theksohet në dokumentin e Ministrisë kineze të Tregtisë, pjesët e së cilës i publikon gazeta "Çajna Dejli".
Sipas parashikmeve të ministrisë, gjatë këtij viti Kina do të duhej jashtë të investojë 56 miliardë dollarë, me çka në listën e investitorëve më të mëdhenjë globalë të jashtëm do të rradhitej nga vendi i 12-të në të pestin.
Në tetë vitet e fundit madhësia e investimeve të drejtëpëdrejta kineze jashtë është rritur për 50 për qind. Rritje e investimeve është regjistruar madje edhe gjatë kohës së krizës gjatë vitit të kaluar, me çka kompanitë kineze vitin e kaluar ranë 5,1 për qind prej investimeve të jashtme të përgjithshme, të cilat arritën 1,1 trilion dollarë.
Njëkohësisht, ministria pret edhe rritjen e investimeve të huaja në ekonominë kineze, të cilat këtë vit parashikohet të arrijnë mbi 100 miliardë dollarë ose për 10 miliardë më shumë nga viti i kaluar.
Rritja e vëllimit të investimeve të huaja dhe të investimeve kineze jashtë vendit është dëshmi e fuqisë gjithnjë e më të madhe e Kinës dhe është tregues i tërheqjes investuese të vendit, thekson "Çajna Dejli", duke theksuar se ekspertët parashikojnë se rritja e investimeve kineze jashtë vendit do të vazhdojë me temp të përforcuar edhe në disa nga vitet e ardhshme.