Aktorja e bukur, Blake Lively, e bërë e famshme nëpërmjet rolit të Serene Van der Woodsen në serialin "Gossip Girl", ka realizuar një set të ri të fotografive për numrin e tetorit të revistës së njohur "Marie Claire".
"Gjithmonë e kam dashtë modën dhe për këtë nuk kam stilist. Kjo është mënyrë për të shprehur veten", tha në intervistën për revistën e përmendur Blake duke folur për stilin e saj të modës. Ajo zbuloi se si Anna Wintour, redaktorja e njohur e Vogue-s amerikan, e kishte dërguar në revynë e Chanel-it dhe Dior-it dhe e kishte njoftuar me Karl
Lagerfeld-in dhe John Gallian-in, pasi që gjatë një bisede për shtëpitë e modës e pati kuptuar se Blake i pëlqen shumë disenjatorët e përmendur.
"Interpretojë në serialin komercial dhe e fundit që dëshirojë të bëjë është të realizojë filma komercialë. Dëshirojë të rrezikojë, nuk dëshirojë të luaj në të sigurt. Jam e vetëdijshme dhe jam plotësisht e sigurt se më shumë do të fitojë në projekte komerciale. Do të ishte mirë që të blejë banesë, po sapo i kam mbushur 22 vjet dhe ende nuk më nevojitet", tha e bukura Blake dhe në fund porositi: "Jetoni secilën ditën, sikur të jetë ajo e fundit".