Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët edhe të nënave të trasha edhe të atyre të dobëta, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar sasi të konsiderueshme të yndyrave, janë të rrezikuar për të zhvilluar steatozën joalkoolike të mëlçisë.
Që më parë është ditur se ushqimi i nënës gjatë shtatzënisë ka ndikim të madh në zhvillimin e fetusit. Ndërsa një studim i ri tregon se edhe konsumimi i yndyrave nga shtatzënat mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës në jetën e mëvonshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët edhe të nënave të trasha edhe të atyre të dobëta, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar sasi të konsiderueshme të yndyrave, janë të rrezikuar për të zhvilluar steatozën joalkoolike të mëlçisë.
Po ashtu është vërtetuar se të njëjtat nëna, nëse në shtatzëninë e radhës kanë konsumuar më pak yndyra, atëherë rreziku i fëmijës tjetër ka qenë shumë më i vogël për tu sëmurë nga kjo sëmundje e mëlçisë.
Autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se fetusi gjatë zhvillimit është shumë i ndjeshëm nga yndyrat të cilat i konsumon shtatëzëna, pavarësisht peshës trupore të cilën e ka ajo