Shtimi i mundshëm në peshë: Pacientët që marrin beta-bllokues për probleme kardiake për vite me radhë, rrezikojnë të shëndoshen nga 5 deri në 9 kg. Çduhet bërë: Disa pacientë mund ta ndryshojnë kurën, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun.
Beta-bllokuesit përdoren për të kuruar sëmundjet kardiovaskulare, në rast hipertensioni arterioz, apo forma të aritmisë. Këto lloj ilaçesh veprojnë duke ulur nivelet e adrenalinës në sistemin nervor. Ndonjëherë, duke u ulur presioni i gjakut, zvogëlohet edhe aftësia e pacientëve për të djegur kaloritë, e si pasojë pacientët ndihen të lodhur dhe më pak të prirur për aktivitete fizike, duke i lënë rrugë të lirë shtimit në peshë.
Shtimi i mundshëm në peshë: Pacientët që marrin beta-bllokues për probleme kardiake për vite me radhë, rrezikojnë të shëndoshen nga 5 deri në 9 kg. Çduhet bërë: Disa pacientë mund ta ndryshojnë kurën, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun.
Antidepresivët
Sot shumë persona në botë vuajnë nga depresioni. Ilaçet që përdoren më shumë për të kuruar depresionin janë antidepresivët serotoninergjikët, ose SSRI (për shembull Prozac ose Seroxat, si dhe ilaçet e tjera që u korrespondojnë). Por ekzistojnë edhe disa lloje të tjera ilaçesh të quajtura TCAs. Këto ilaçe, përveçse ndikojnë në gjendjen mendore të pacientit, në të njëjtën kohë mund të prekin receptorët që i komunikojnë trurit gjendjen e etjes ose të urisë, duke e nxitur jo drejtpërdrejt të hajë më shumë. Shtimi i mundshëm në peshë: Sipas studimeve të kryera në Shtetet e Bashkuara, gjashtë muaj pas pirjes së SSRI, pacientët paraqisnin një rritje në peshë deri në 10 për qind. Seroxat konsiderohet si përgjegjësi më i madh. Me TCAs pacientët shtonin nga 1-4 kg, deri në 13-20 kg. Çduhet bërë: Sipas një rishqyrtimi, ka gjasa që rritja në peshë të vërehet pas gjashtë muajsh përdorim të vazhdueshëm. Disa pacientë mund të provojnë të kalojnë te një familje më moderne antidepresivësh, me bazë bupropionin (më të njohurat janë Wellbutrin ose Zyban). Për arsye pjesërisht të njohura, këto ilaçe shoqërohen me prerje të oreksit.