E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ata kanë filluar të blejnë drithëra nga fqinjësia, e nëse do të rritet çmimi i bukës varet, siç theksuan sot në konferencë për shtyp, nga shtrenjtimi eventual i inputeve dhe lëndëve të para.
Mullixhinjtė: Buka nuk do tė shtrejtohet









Gjendja në industrinë e miellit nuk është alarmante, edhe pse grurë nuk ka, pasi prodhuesit e ruajnë për kafshët për shkak të misrit të shtrenjtë, thonë përpunuesit.

Ata kanë filluar të blejnë drithëra nga fqinjësia, e nëse do të rritet çmimi i bukës varet, siç theksuan sot në konferencë për shtyp, nga shtrenjtimi eventual i inputeve dhe lëndëve të para.

"Situata në ndonjë mënyrë është stabile, por është e kushtëzuar nga ngjarjet në vendet fqinje. Tani për tani paralajmërimet nga Serbia janë se çmimi i grurit do të stagnojë. Momentalisht lëviz prej 165 deri 170 euro për një ton", tha Bllagoja Stojçev, kryetar i Grupacionit për industrinë e miellit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe pronar i "Mlin Stojçev", duke bërë me dije se nuk ka nevojë për panikë.

Sipas tij, grurë, miell dhe bukë do të ketë. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që furrat më të vogla ta korrigjojnë çmimin, veçanërisht të bukës prej 300 gramëve, që tani kushtojnë prej 11 deri 12 denarë. Por, kapacitetet e mëdha, tha, nuk mendojnë për shtrejtim. Megjithatë, situata në tregun e vendit do të ndjeket, pasi në fqinjësi prodhimi i grurit është zvogëluar për 20 për qind. Prodhimi i vendit, megjithatë, është më i vogël për 35 për qind se vitin e kaluar.

Mullixhinjtë edhe një herë e potencuan problemin me konkurrencën jolojale, që e bojnë furrat e vogla, të cilët kryesisht, siç tha Stojçev, nuk i kanë vendosur standardet elementare.

Në pajtim me analizat e Odës, blerja e prodhimit vjetor të grurit do të intensifikohet këtë muaj. Çmimi i blerjes në fillim ishte 9 denarë, ndërsa tani arriti 12,5 deri 13 denarë për një kilogram.

Praksa nga 20 vitet e kaluara tregon se drithi vendor gjithmonë blehet. Ashtu do të jetë edhe këtë vit, pohojnë mullixhinjtë.

Publikuar: 06.09.2010 | 18:51
Lexuar: 428 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime