E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirë se erdhët, jeni në vendin e duhur! Metju Edlund në artikullin për ‘Huffington Post’, thekson tetë mënyrat se si ta thyeni atë shprehi të papërmbajtur dhe të pushoni trurin tuaj për aktivitetet e mëtejme.
Tetė mėnyrat pėr shėrim tė plotė tė trurit





Metju Edlund, ekspert i ngarkuar për studimin e gjumit dhe pushimit, në librin e tij ‘The Power of Rest’ shfaq tetë mënyra se si duhet pushuar trurin dhe përsëri bateritë t’i keni plot. Jeni nën stres? Ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur? A ju duket se po shpenzoni atomin e fundit të energjisë?

Mirë se erdhët, jeni në vendin e duhur! Metju Edlund në artikullin për ‘Huffington Post’, thekson tetë mënyrat se si ta thyeni atë shprehi të papërmbajtur dhe të pushoni trurin tuaj për aktivitetet e mëtejme.

1. Shëtiteni trurin

20 deri 30 minuta shëtitje mjafton që truri juaj të pushojë, ngase në ajër të freskët qelizat e reja të trurit zhvillohen më shpejtë.

2. Pushojeni trurin

Që gjatë ditës të mësoni dhe punoni në mënyrë të suksesshme, ju nevojiten disa orë gjumë të thellë.

3. Qëndroni në natyrë që truri të ketë freskinë

Psikologët edhe më tutje nuk kanë arritur të zbulojnë se pse njerëzit më lehtë mësojnë derisa ecin nëpër natyrë, sesa nëpër ndonjë qendër tregtare. Qëndrimi në natyrë përmirëson disponimin dhe shton sasinë e vitaminave D.

4. Bëjeni trurin më kreativ

Bëni të gjitha ato gjera që zakonisht nuk do t’i bënit, në atë mënyrë do të filloni të mendoni nga një perspektivë tjetër.

5. Përdorni teknika për pushim më të shpejtë

I pakët është numri i atyre që kuptojnë se teknikat e pushimit ndikojnë shumë pozitivisht në organizëm. Ekzistojnë katër mënyra të pushimit aktiv: fizik, psikik, shoqëror dhe shpirtëror, të gjithë ndihmojnë në zvogëlimin e stresit. Bëni pauza të vogla gjatë ditës, në mënyrë që sa më mirë të kaloni një ditë të lodhshme.

6. Ndeshni bioritmin tuaj me atë ‘natyral’

Fakti se më së miri porositë na kujtohen herët në mëngjes, derisa mbrëmja është koha ideale për të vizituar shokët apo familjen, prandaj provoni që detyrat dhe obligimet t’i ndeshni me bioritmin natyror të organizmit tuaj.

7. Kini vëmendjen tek vëmendja

Sa më shumë ta ngarkoni trurin gjatë rrugës, aq më shumë do të jeni të stresuar. Bëni ndonjë pauzë dhe pushoni që t’u shmangeni gabimeve.

8. Kënaquni gjatë seksit

Gjatë kohës së seksit, ashtu sikurse edhe gjatë shëtitjes, qelizat në tru ripërtërihen. Përveç kësaj seksi përmirëson punën e zemrës, e po ashtu është edhe ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Publikuar: 06.09.2010 | 22:58
Lexuar: 560 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
asim (07/11/2010 06:05:03) sot eshte shrimi
valoni (17/11/2011 00:12:29) Pershendetje

Ka qe 7-8 muaj se me duket se qelizat e trurit po me shtohen.
Kur me kap kanjeher diten dhe naten detyrona te shkoj ti laj syte qafen dhe qe te ndalet .
Dhe shume jam duke ndejtur i zemeruar.

Me duket se gjithqka po me hecen neper trurin tim nese mundeni te me tregoni se qka po ndodh me mua.
Kam qene te mjeku dhe me ka dhene disa hapa qetesues me ka thene qe ti pije 1 jav me ato hapa me eshte ndalur 1 jav dhe prap eshte lajmruar.Dhe ato hapa nuk jam duke i perdorur.
1 jave i kam perdorur me eshte ndalur dhe pas 1 jave ka filluar prap.
Ju lutem te me tregoni se qka eshte kjo .
faleminderit per mirekuptim
valon thaqi

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime