E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

egjithatë duke ditur cilësitë e saja shpresojmë se në të ardhmen do të ketë edhe të arritura më të mëdha” tha trajneri Alim Hajredini pas suksesit që arriti Drenushe Merko.
Drenushe Merko fiton medaljen e bronzit mė Lojėrat Mesdhetare





Në Lojërat e 19-ta Mesdhetare që u zhvilluan në Kuashadasi të Turqisë nga data 3 deri me 5 shtator , morën pjesë afro 100 garues nga shtatë shtete mesdhetare si Algjeria, Egjipti, Italia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Turqia. Në këto lojëra mesdhetare përherë të parë me garues ka marrë pjesë edhe reprezentacioni i Maqedonisë . Në ditën e parë të garave individuale Maqedonia ka shënuar sukses të madh duke fituar 1 vend të parë Zharko Arsovski, dhe dy vende të treta Drenushe Merko dhe Natasha Ilievska.

Karateistja strugane anëtare e KK Drini , Drenushe Merko ishte në kategorinë e + 68 kg për herë të parë në konkurrencën e senioreve, por megjithatë suksesi i saj nuk ka munguar duke e fituar medaljen e bronzit, në një konkurrencë shumë të madhe “Rezultati dhe medalja e fituar në këto gara ka vlerën e madhe por duke ditur se ajo përherë të parë ballafaqohet në kategorinë e seniorëve atëherë vlera medaljes është edhe më e madhe. Megjithatë duke ditur cilësitë e saja shpresojmë se në të ardhmen do të ketë edhe të arritura më të mëdha” tha trajneri Alim Hajredini pas suksesit që arriti Drenushe Merko.

Në ditën e dytë të Lojërave Mesdhetare janë zhvilluara garat ekipore ku reprezentacioni i Maqedonisë pretë suksese të reja.
(Shaban SINANI)

Publikuar: 07.09.2010 | 02:52
Lexuar: 603 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime