E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë kuadër është bërë edhe zgjerimi dhe asfaltimi i një pjese të rrugës që lidh fshatin te mbikalimi me rrugën ndihmëse të autostradës Tetovë Gostivar si dhe asfaltimi e rrugës dhe oborrit të shkollë së fshatit.
Asfaltohen  rrugėt nė  fshatin Sellarcė e Epėrme dhe Bogovinė









Me projektin partneritet i përbashkët të komunës së Bogovinës dhe B.Lokale

Shaban SINANI


Në Sellarcë të Epërme me një projekt të përbashkët ndërmjet komunës së Bogovinës dhe Bashkësisë lokale asfaltohen i dy rrugët kryesore të këtij vendbanimi që kap një sipërfaqe prej 4500 metra katrorë apo një gjatësi prej 1 km.

Në këtë kuadër është bërë edhe zgjerimi dhe asfaltimi i një pjese të rrugës që lidh fshatin te mbikalimi me rrugën ndihmëse të autostradës Tetovë Gostivar si dhe asfaltimi e rrugës dhe oborrit të shkollë së fshatit.

Ky projekt është realizuar me investim të përbashkët 50%-50% të komunës së Bogovinës dhe me vetë kontributin e fshatarëve të Sellarcës së Epërme. “Pas përfundimit të dy rrugëve që lidhin Bogovinën me Zherovjanin dhe at që lidhë Kamjanin me Sellarcën e Epërme, është ky një projekt tjetër që realizohet me investimin e përbashkët të komunës dhe banorëve të fshatit Sellarcë e Epërme” tha kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi

Ky projekt që në fakt është një partneritet i përbashkët i komunës ë Bogovinës dhe banorëve të Sellarcës së Epërme , tha kryesuesi i Këshillit të komunës Isak Ajruli i cili vinë nga ky vendbanim “Ishte koha e fundit që të rehabilitohen këto rrugë nëpër këtë vendbanim kur dihet se investimet e fundit kanë qenë para 30 viteve. Investimi është realizuar në bazë të projektit partneritet i përbashkët, që arrin vlerën deri më 60 mijë Euro. Dua publikisht të falënderojë përkarhejn e madhe që kanë dhënë banorët e fshatit. Pasi pa përkrahjen tyre kur nuk do të realizohej”

Për banorët e Sellarcës së Epërme asfaltimi i rrugëve paraqet një investim i qëlluar ndaj edhe ato japin përkrahje aq sa mundin.”Patjetër edhe neve do të japin ndihmesën tonë në aq sa kemi mundësi pasi kjo bëhet për të mirën tonë dhe të gjithë fshatit” u shprehë Taip Aliu banor i këtij vendbanimi.

Udhëheqësit e komunës së Bogovinës dhe Bashkësia Lokale e fshatit falënderojnë banorët e Sellarcës për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti. Realizimin e këtij projekti partneritet të përbashkët e realizon ndërmarrja “Granit” dhe e njëjta pritet të përfundon ditën e martë.

Komuna e Bogovinës poashtu ka shtruar me asfalte edhe rrugën që lidhë Bogovinën me autostradën dhe ka rregulluar edhe qendrën e fshatit ku edhe është zgjidhur problemi i kryqëzimit duke ndërtuar një rrethore në qendrën e Bogovinës.



Asfaltohen  rrugët në  fshatin Sellarcë e Epërme dhe Bogovinë
Asfaltohen  rrugët në  fshatin Sellarcë e Epërme dhe Bogovinë
Asfaltohen  rrugët në  fshatin Sellarcë e Epërme dhe Bogovinë
Asfaltohen  rrugët në  fshatin Sellarcë e Epërme dhe Bogovinë

Publikuar: 07.09.2010 | 02:55
Lexuar: 796 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime