E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cila nga dy skuadrat tetovare do të jetë më se suksesshme në përballjen e 10-të radhës do të duhet të shtunë me fillim në orën 15.30 në stadiumin e qytetit në Tetovë
Nė  prag tė derbit tė shumėpritur  Renova - Shkėndija












Pritet një përballje me atmosferë të nivelit të lartë sportiv


Shaban Sinani



Të shtunën që vinë stadiumi i qytetit në Tetovë pas plotë dy viteve përsëri do të jetë arena ku do të përballen njëra me tjetrën kampioni aktual i Maqedonisë Renova e Xhepçishtit dhe klub i futbollit Shkëndija e Tetovës.

Për adhuruesit e futbollit kjo përballje pritet të jetë një festë e vërtet , pasi në te prite të ketë një atmosferë e nivelit të lartë sportiv. Një atmosferë të vërtet sportive këta dy skuadra e kanë dëshmuar në nëntë takimet e deri tanishme duke filluar nga kampionati 2005/06.

Pra gjatë tre kampionateve sa kanë luajtur së bashku këto dy skuadra janë zhvilluara 9 ndeshje, Renova deri më tani ka shënuar 5 fitore ndërsa Shkëndija 4 fitore, golaverazhi është 15-10 në favor të Renovës.

Në kampionatin e ri në pesë xhirot e zhvilluara dy skuadrat ka të grumbulluara në 8 pikë apo 40 % të pikëve , duke shënuar nga dy fitore, dy barazime dhe na një disfatë. Shkëndija fal golaverazhit është një pozitë më lartë se Renova .
Shkëndija

Por nëse duhet bërë analiza se cila nga këto skuadra mund të jetë në epërsi në këtë ndeshje është shumë rënd të bëhet nga vetë shkaku se kjo ndeshje është derbi lokal dhe dy skuadrat janë të motivuara pasi kanë respekt të veçantë me njëra tjetrën, ndaj në asnjë mënyrë nuk mund të thotë se favorite është Renova apo Shkëndija.

Një është e sigurt se Renova mbanë epitetin kampion në fuqi i Maqedonisë, por nga ana tjetër Shkëndija mbanë epitetin si skuadër që është simbol i futbollit shqiptarë dhe ka një numër të madh të fansave të vetë.

Dy skuadrat drejtohen trajnerë ët cilët kanë qenë emra të njohur asi futbollist dhe ja tani edhe si trajner, pra Nexhat Shabani në radhët e Renovës dhe Qatip Osmani në radhët e Shkëndijës. Dy ekipet kanë futbollist të cilët janë të dëshmuar në futbollin e Maqedonisë.

Në radhët e Renovës janë Armend Elezi, Agron Memedi, Fisnik Nuhiu, Vullnet Emini, Ismail Ismaili, Ylber Aliu, Festim Ademi, Fisnik Gashi, Faruk Staovci, Despotovski, Stojanov, Argjend Gafuri, Saimir Fetai, Jançevski, Muharem Bajrami, Muhamedaje Gaje dhe të tjerë dhe mos të harojmë edhe Burhan Emurllahin i cili pas kalimit në radhët e Renovës, pikërisht fiton të drejtën e lojës në këtë ndeshje.

Nga ana ngjyrat kuqezi i mbajnë Suat Zendeli, Ilir Elmazovski, Ardian Cuculi, Nebi Mustafi, V.Nikitoviq, Muhamet Useini, Feran Hasani, Ardian Nuhiu, Ersen Sali, Izair Emini, Anders Lomami, Elmedin Rexhepi, Valmir Nafiu dhe të tjerë. Pra të gjithë këta emra që u përmendën në dy skuadrat janë garant së të shtunë mund të shohim një futboll cilësor që do të kënaqin numrin madh të tifozëve të dy skuadrave.

Në këtë ndeshje me siguri të gjithë do ët dëshironin që të fiton para se gjithash futbolli, do të dëshironin që aktorët që do të jenë në terrenin e gjelbër të dëshmojnë kulturë sportive dhe normal lojë të mirë, ndërsa fitorja le ti takon ekipit që do të ketë më tepër fat sportiv.
Renova vs Shkendija

Publikuar: 07.09.2010 | 04:28
Lexuar: 848 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime