Këto përpjekje duhet të vazhdojnë në këtë drejtim", citohet në raportin faktmbledhës. Për tre kushtet e fundit teknike, qeveria arriti që brenda një kohe rekord të përmbushte të gjitha kërkesat e KE duke shënuar progres të gjithëanshëm.
Me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, eurodeputetët japin
Shqipëria kalon me sukses testin për plotësimin e kushteve lidhur me liberalizimin e vizave edhe nga Komisioni i Politikës së Jashtme në PE, i cili me shumicë votash ka miratuar dje, draft-raportin e KE për vizat. Me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, komisioni i jashtëm ka dhënë aprovimin e tij e tij për projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Pas komitetit për çështjet e brendshme në PE, raporti i ekspertëve të KE është prezantuar në Komisionin e Jashtëm, progresin e qeverisë shqiptare lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve. Rezultatet e paraqitura nga misioni i KE kanë qenë tërësisht pozitive, duke konstatuar se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se është gati për heqjen e vizave. Gjatë raportimit, përfaqësuesit e Komisionit Evropian u shprehën se në 25 maj, KE identifikoi disa çështje ende të pambyllura dhe këto kritere u adresuan nga të dy vendet gjatë muajit korrik.
KE po përgatit një raport të bazuar mbi raportimet e ekspertëve të vendeve anëtare dhe nga burime të tjera. Ndërkohë që, raportuesit bënë të ditur se, raporti final pritet të finalizohet në mes të shtatorit. Duke iu referuar konkretisht Shqipërisë, raportuesit theksojnë se Shqipëria ka bërë progres pozitiv lidhur me çështjen e të riatdhesuarve, ndërsa vlerësohet themelimi i mekanizmave serioze për promovimin e masave të riintegrimit.
"Për sa i përket strategjisë për kthimin, progres i mirë është bërë; plani i veprimit është adoptuar në qershor 2010 dhe janë themeluar mekanizmat për promovimin e masave të riintegrimit si p.sh. regjistrimi, banimi, punësimi. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë në këtë drejtim", citohet në raportin faktmbledhës. Për tre kushtet e fundit teknike, qeveria arriti që brenda një kohe rekord të përmbushte të gjitha kërkesat e KE duke shënuar progres të gjithëanshëm.
Me vlerësime pozitive janë shoqëruar edhe faktet e mbledhura mbi progresin e bërë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ekspertët e Komisionit Europian kanë vlerësuar se, qeveria ka marrë masa serioze edhe në kuadër të zbatimit të ligjit antimafia. "Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, autoritetet shqiptare kanë bërë progres të mirë. Kapacitetet administrative janë forcuar dhe masat janë marrë për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar.
Për sa i përket korrupsionit, përpjekjet janë intensifikuar. Në çështjen e aseteve kriminale, burimet njerëzore janë rritur dhe hetimi i aseteve ka filluar si rezultat i ligjit antimafia. Agjencitë po bashkëpunojnë me Policinë dhe Prokurorinë", konstatojnë ekspertët e KE. Brenda muajit shtator 27 vendet e Bashkimit Evropian pritet të aprovojnë projekt/raportin dhe atëherë shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë në zonën Shengen brenda javëve që vijnë.