Kabineti i ri është më në numër dhe përbëhet nga 48 anëtarë, në krahasim me 37 anëtarët e deritanishëm. Në të do të ketë 16 ministrat, shtatë zëvendësministra, por në rang të ministrave të dytë dhe 24 zëvendësministra (në Kabinetin paraprak kishte 19).
Kryeministri grek Jorgos Papandreu mbrëmë kreu rikonstruksion të Qeverisë.
Vendet në Kabinetin e tij do t'i ruajë zëvendëskryeministri Teodoros Pangalos, ministri shtetëror Haris Pambukis, ndërsa gjithashtu edhe ministrat e Financave - Jorgos Papakonstantinu, i Punëve të Jashtme - Dimitris Drucas, i Mbrojtjes - Evengelos Venizelos, e Arsimit - Ana Diamandopolu, i Infrastrukturës, Transportit dhe Rrjeteve - Dimitris Repas, e Mjedisit Jetësor, Tina Birbili dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Pavlos Gerulanos.
Kabineti i ri është më në numër dhe përbëhet nga 48 anëtarë, në krahasim me 37 anëtarët e deritanishëm. Në të do të ketë 16 ministrat, shtatë zëvendësministra, por në rang të ministrave të dytë dhe 24 zëvendësministra (në Kabinetin paraprak kishte 19).
Nga Kabineti i deritanishëm janë larguar Katerina Badzeli - ministre e Zhvillimit Agrar, ndërsa gjithashtu edhe dy zëvendësministra. Në vend të saj vjen Kostas Skandalidis.
Në Kabinetin e ri hynë ministra të cilët kanë marrë pjesë në qeveritë e ish-kryeministrave socialistë Andreas Papandreu dhe Kostas Simitis, si dhe Kostas Skandalidvis, Hristos Papucus dhe Tilemahos Hitiris.
Ministrinë e re të Çështjeve Detare dhe Ishujve e ndërmori deputeti i vjetër i PASOK-ut - Janis Diamandidis.
Ministri i deritanishëm për Mbrojtjen e Qytetarëve, Mihalis Hrisohoidis është zhvendosur në Ministrinë e Zhvillimit dhe Konkurrencës. Andreas Loverdos nga Ministria e Punës bëhet Ministri e Shëndetësisë.
Zëvendësministri i deritanishëm i Punëve të Jashtme, Dimitris Drucas, tani do të avancohet në ministër të Punëve të Jashtme, funksion të cilin deri më tani e ka kryer, por në rang të ministrit të dytë, sepse Papandreu formalisht e ka pasur funksionin.
Luka Kaceli nga Ministria e Ekonomisë është zhvendosur në Ministrinë e Punës, ndërsa ministrja e deritanishme e Shëndetësisë, Mariliza Ksenojakopolu bëhet zëvendësministre e Jashtme me rang të ministrit të dytë dhe do të përgjigjet për çështje evropiane.
Minsitrat e rinj do të japin sot betimin para presidentit të vendit, ndërsa këshilli ministor në përbërjen e tij të re do të mbajë mbledhje të premten në Selanik.