E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo është vërtetuar me numrin madh të të sëmurëve në Amerikën veriore, Evropë dhe Australi, ku sëmundja është 25 herë më e shpeshtë, se sa të themi, në Afrikë.
Si tė parandalohet lajmėrimi i kancerit nė zorrė tė trashė?





Kanceri në zorrë të trashë është i dyti për sa i përket shkallës së vdekshmërisë në Kanada. Kjo është sëmundje e cila ndërlidhet me mënyrën e jetës në vendet e industrializuara.

Kjo është vërtetuar me numrin madh të të sëmurëve në Amerikën veriore, Evropë dhe Australi, ku sëmundja është 25 herë më e shpeshtë, se sa të themi, në Afrikë.

Në periudhën 20 vjeçare (nga viti1983 deri në vitin 2002) kanceri i zorrës së trashë është shtuar dukshëm në vendet në zhvillim, falë mënyrës së jetës që praktikohet në vendet e industrializuara.

Për një numër të madh të të sëmurëve karakteristike është ushqimi i dobët, përplot me yndyra, mbipesha si dhe aktivitetet e pakta fizike. Me një modifikim të vogël të këtyre tre parametrave, lajmërimi i kancerit në zorrë të trashë do të mund të zvogëlohej për 70%.

1.

Ushqimi do të duhej të bazohej në sasi më të madhe të pemëve dhe perimeve, që përmbajnë sasi të lartë të vitaminave dhe përbërësve tjerë që ndikojnë negativisht apo ngadalësojnë zhvillimin e kancerit në zorrë të trashë. Konsumimi i mishit të kuq do të duhej të zvogëlohej në masë drastike, ngase përshpejton shfaqjen dhe zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Një hulumtim klinik ku kishin marrë pjesë rreth 500.000 nga kontinenti i Evropës ka treguar se njerëzit që konsumojnë shumë pemë dhe perimetër 40% zvogëlojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë..

2.

Mbajtja e një pese normale jashtëzakonisht ka rëndësi. Personat që kanë peshë të shtuar apo janë të plotë, 50% më shumë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje. Konsiderohet se përqendrimi i lartë i insulinës në gjak dhe shfaqja e infeksioneve kronike, janë ato që shkaktojnë zhvillimin e kancerit.

3.

Aktivitetet e rregullta fizike luajnë një rol kyç në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Mënyra e të qëndruarit ulur mund të jetë faktor i një sërë sëmundjesh, e në mesin e tyre dhe të kancerit në zorrë të trashë. Një numër i madh i studimeve ka vërtetuar se aktivitetet e rregullta fizike zvogëlojnë mundësitë e shfaqjes së kancerit në zorrë të trashë për 50%. Kjo shpjegohet me faktin se aktiviteti fizik zvogëlon nivelin e sasisë së insulinës në gjak e me vetë këtë parandalon shfaqjen e proceseve infektuese.

Publikuar: 07.09.2010 | 14:49
Lexuar: 763 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
erjona (11/12/2010 16:27:48) Pershendetje!Mund te me shpjegoni dicka rreth semundjes se prostatit?personi qe vuan nga kjo semundje ka urinim te shpeshte sidomos gjate nates dhe dhimbje dhe i duket sikur nuk e shkarkon gjithe urinen.beri analizen e gjakut dhe i rezultoi me nivbel 1.5 ndersa niveli i tij eshte nga 0 deri ne 4.ai po pi ilace por perseri ka dhimbje dhe urinim te shpeshte . ju lutem mund te me tregoni me perafersi se cfare ka personi duke u nisur nga keto qe u thashe?Respekte

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime