E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë
Maqedonia feston 19 vjet pavarėsi










Republika e Maqedonisë nesër shënon 19-vjetorin e zbatimit të suksesshëm të referendumit, në të cilin qytetarët e Maqedonisë u prononcuan për shtet të pavarur dhe sovran.

Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë.

Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur ishte konstatuar me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Hap i ardhshëm me rëndësi në përforcimin e shtetit ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991. Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur, hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e një pjese të bashkësisë etnike shqiptare dhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me vendosjen e subjektivitetit ndërkombëtaro-juridik, dhe pas mosuksesit të Konferencës për zgjidhje paqësore të krizës në Jugosllavi, kyçe është Deklarata për disolucion të Jugosllavisë, që e solli Këshilli i ministrave të Bashkësisë Evropiane më 16 dhjetor 1991, me të cilën iu drejtua thirrje republikave jugosllave që të deklarohen nëse dëshirojnë të bëhen të pavarura dhe shtete të pranuara ndërkombëtarisht.

Maqedonia ishte në mesin e katër nga gjashtë ish-republikat jugosllave, së bashku me Slloveninë, Kroacinë, BeH-në, të cilat pozitivisht u deklaruan rreth Deklaratës. Edhepse vetëm Maqedonia dhe Sllovenia morën vlerësime pozitive nga Komisioni i Badenterit, formuar posaçërisht, se i përmbushin kushtet për fitimin e pavarësisë, Bashkësia Evropiane, në mbledhjen e 2 janarit të vitit 1992, i pranoi vetëm Slloveninë dhe Kroacinë.

Në atë periudhë, më saktësisht më 15 janar 1992, Republika e Bullgarisë ishte shteti i parë që e pranoi shtetësinë e Maqedonisë. Pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia, Bosnjë e Hercegovina...

Subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit definitivisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të në Organizatën botërore. Megjithatë për shkak të kundështimeve dhe presioneve të Greqisë, e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në KB u bë nën referencën e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Nëm patronat të KB-së , Shkupi dhe Athina filluan bisedimet për zgjidhjen e problemit që ka me Greqinë me emrin kushtetues të Maqedonisë, që ende vazhdon.

Maqedonia deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 160 shtete në botë, ndërsa me emrin kushtetues është pranuar nga 125 shtete në mesin e të cilave edhe nga tre anëtaret në Këshillin e Sigurisë - Kina, Federata Ruse dhe SHBA-ja.

Gjatë 19 viteve të kaluara të pavarësisë Maqedonia kaloi në një sërë probemesh dhe vështirësish. Inflacioni treshifror në fillim të viteve të 90-ta, embargoja greke, kriza kosovare e refugjatëve dhe konflikti në vitin 2001 ishin sfida të vërteta dhe kërcënime për shtetin e ri të Maqedonisë, që e ngadalësuan rrugën e saj drejt realizimit të qëllimeve strategjike - përforcimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro-atlantike. Vitet e fundit i shënoi procesi i përshtatjes së legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian, decentralizimi i pushtetit, reformat në mbrojtje të nevojshme për anëtarësim në NATO.

Edhe përkundër plotësimit të të gjitha kritereve për anëtarësim të barabartë në NATO në Samitin e Aleancës në Bukuresht në prill të vitit 2008, Republika e Maqedonisë mori vetëm ftesë të kushtëzuar për anëtarësim, pasi Greqia për shkak të kontestit për emrin e bllokoi pranimin.

Në vitin 2005 Maqedonia mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa vjet edhe rekomandim nga KE-ja për fillimin e negociatave paraqasëse me Unionin. Greqia pas shembullit me NATO-n e bllokoi edhe eurointegrimin e Maqedonisë, duke kushtëzuar me zgjidhjen paraprake të çështjes për emrin.

Ditëlindjen e 19-të të pavarësisë Maqedonia e kalon në pritje të raportit të ri nga Brukseli për përparimin e vendit në rrugën drejt eurointegrimeve si dhe datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Dita e pavarësisë e Republikës së Maqedonisë shënohet me solemnitete të ndryshme dhe manifestime. Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sonte do të organizojë pritje në Parlament, ndërsa ARM-ja në mënyrë tradicionale në mesditë do ta shënojë festën me gjuajte nderi në kazermën "Ilindien" në Shkup./mia/

Publikuar: 07.09.2010 | 03:05
Lexuar: 403 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime