E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkolla "Tomorr Sinani" është rikonstrukturuar tërësisht dhe gjithë stafi pedagogjik duket i kënaqur. Investimi prej 24 milionë lekë për këtë shkollë, ka bërë që shumë të rinj të mos vijnë në Elbasan, por të regjistrohen në gjimnazin e tyre.
Reportazh/ Elbasan: Tė duash shkollėn tėnde











Miranda Sadiku

-Anila, mësuese e biologjisë, anëtarja më e re stafit pedagogjik të shkollës së mesme të përgjithshme "Tomorr Sinani", në Cerrik, në fillim ishte gati gati ta refuzonte detyrën, por pasi u njoh me kolegët dhe mjediset e shkollës, pranoi dhe tani çdo ditë do të udhëtojë me autobusin e linjës Elbasan-Cerrik.

"Në fillim nuk doja ta pranoja emërimin, pasi mendoja se nuk do të gjeja në këtë shkollë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar mësim", thotë Anila, që sot duket e lumtur, pasi në shkollë ka laboratorin, mjedise me sistem ngrohjeje, por dhe dy laboratore kompjuterike.

"Është me të vërtetë kënaqësi teksa shoh këtë shkollë të madhe", thotë Anila, që nisi të japë mësim që në ditën e parë. "Nuk e mendoja që do të gjeja këto kushte, këtë staf të përgatitur pedagogjik në këtë shkollë. Tani mezi pres që të nisë mësimi normalisht", thotë ajo.

Shkolla "Tomorr Sinani" është rikonstrukturuar tërësisht dhe gjithë stafi pedagogjik duket i kënaqur. Investimi prej 24 milionë lekë për këtë shkollë, ka bërë që shumë të rinj të mos vijnë në Elbasan, por të regjistrohen në gjimnazin e tyre.

Gerta është në vitin e parë. "Doja ta nisja gjimnazin në Elbasan, pasi është vetëm 20 kilometra larg Cerrikut, por më mirë që nuk e bëra. E kam shkollën shumë pranë shtëpisë dhe thuajse çdo ditë gjatë stinës së verës kam ndjekur nga afër punimet për restaurimin e saj, ardhjen e kompjuterave, vendosjen e çatisë së re, dhe mendova, përse të mos rregjistrohem këtu", thotë Gerta për ATSH.

Shkolla është ndërtuar rreth viteve 60. Në ato vite këtu studionin fëmijë të internuar në qytezën e Cerrikut, një pjesë e të cilëve sot janë mësues, gazetarë dhe zyrtarë të lartë

Publikuar: 07.09.2010 | 16:20
Lexuar: 976 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
dritan llalla (24/09/2010 22:04:46) Autorin e ketij artikulli do doja ta falenderoja per kete artikull, por ne te njejten kohe do doja ti thuaj qe ne vitet '60 ne ate shkolle nuk studionin vetem femije te internuar.Nuk e di sa e njeh (autori) historine e qytetit te Cerrikut!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime