E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bankat e Maqedonisë nuk tregojnë kurrfarë mirëkuptimi për borxhlinjtë e vetë për shkak të vonesës së rrogave të shkaktuar me problemet në funksionimin e sistemit të ri "bruto-rrogë".
Bankat nuk kanė mirėkuptim pėr vonesėn e rrogave ose humbjen e punės

















Bankat e Maqedonisë nuk tregojnë kurrfarë mirëkuptimi për borxhlinjtë e vetë për shkak të vonesës së rrogave të shkaktuar me problemet në funksionimin e sistemit të ri "bruto-rrogë".

Ata i përkujtojnë qytetarët për anuitetet e arritura të kredive dhe kësteve të kartelave dhe jorrallë sillen madje edhe në mënyrë të paturpshme, sikur është e vogël gjoba që borxhlinjtë për arsye objektive nuk janë në gjendje t`i paguajnë me kohë obligimet e veta, për çka bankat edhe ashtu marrin kamata rrjedhëse.

Nga ana tjetër, kriza ekonomike merr hov dhe në mënyrë potenciale kërcënohet të lërë pa punë shumë të punësuar, prej të cilëve një pjesë me siguri kanë kredi.

Bankat në rajon para së gjithash në Slloveni dhe Kroaci tashmë u bëjnë thirrje klientëve të tyre, që kanë mbetur pa punë të vinë dhe të merren vesh, duke theksuar se është në interes të bankave që më herët ose më vonë t`i marrin kërkesat e veta.

Bankat e Maqedonisë tani për tani nuk kanë koncept më human, se si të reagojnë në rast se persona fizik borxhlinj mbeten pa punë, përveç asaj që është paraparë në marrëveshjen për kredi.

Me përjashtime të vogla banka pas këstit të tretë të papaguar për kredi ose në afat prej 90 ditëve parashtrojnë padi kundër borxhliut. Pas përfundimit të gjykimit, borxhi paguhet me realizatorë.

Një pjesë e bankave gjatë periudhës prej parashtrimit të padisë e deri të premten në gjykimin kontaktojnë me borxhlinjtë e tyre dhe tentojnë të gjejnë zgjidhje, por kjo nuk parashikon riprogramim të borxhit ose moratorium eventual.

Bankat në Slloveni në jehonën e krizës botërore i thërrasin borxhlinjtë e tyre, persona fizikë, të cilët kanë mbetur pa punë dhe nuk janë në gjendje t`i paguajnë kreditë e tyre që të lajmërohen në bankat dhe bashkërisht të kërkojnë zgjidhje. Makfax

Publikuar: 06.02.2009 | 12:19
Lexuar: 686 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime