E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Regaim i qeverisë shqiptare ndodhi në takimin në Beograd, në të cilin në Deklaratën e propozuar kërkohet që procesi i integrimeve evropiane të shteteve të rajonit të kthehet në prioritetet e agjendës së BE-së.
Shqipėria, JO pa Kosovėn
















Shqipëria refuzoi ta nënshkruajë Deklaratën e liderëve të shteteve të Evropës Juglindore për integrim në BE sepse Kosova nuk ishte në dokumentin.

Regaim i qeverisë shqiptare ndodhi në takimin në Beograd, në të cilin në Deklaratën e propozuar kërkohet që procesi i integrimeve evropiane të shteteve të rajonit të kthehet në prioritetet e agjendës së BE-së.

Sipas ministres së Integrimeve të Shqipërisë Majlinda Bregu, Tirana zyrtare nuk mund të mbështesë Deklaratë në të cilën nuk përmendet Kosova.

Teksti i deklaratës përmban këto pika: Integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor të jetë prioritet për BE-në, përfundim i shpejtë i negociatave me Kroacinë, hapja e këtyre negociatave me Maqedoninë, dhënie përgjigje Malit të Zi për kërkesën për statusin e kandidatit, mbështetje për aplikimin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për të marrë këtë status.

Shqipëria përfaqësohej tryezën e liderëve të rajonit të Europës Juglindore, nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit, Arben Kashahu dhe këshilltari diplomatik i kësaj ministrie, Ilir Shqina. Ata propozuan që në deklaratë që do t’i dërgohej BE-së, të përmendej dhe Kosova.

Në reagimin e saj Ministrja Bregu u shpreh se takimi i Beogradit nuk e ka tagrin për trajtimin e çështjeve të tilla. “Nuk është ky forumi i duhur për të trajtuar këto çështje.

Ka forume të tjera më të larta, të cilat me anë të deklaratave apo rezolutave kërkojnë nga BE-ja mbështetje në proceset integruese”. Sipas saj, Tirana, në Beograd ka propozuar që në deklaratë të përfshihej përfundimi i studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis BE-së dhe Kosovës.

Bregu sqaroi se qeveria shqiptare mbështet frymën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, por nga ana tjetër shprehet se ka shumë rendësi që të gjitha këto vende të mbështesin përshpejtimin e procesit të integrimit dhe “se konfigurimi i ri i Ballkanit si dhe perspektiva europiane e Kosovës nuk mund të neglizhohen”.

Në tryezën e liderëve të rajonit të Europës Juglindore merrnin pjesë përfaqësues nga Serbia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Publikuar: 06.02.2009 | 12:35
Lexuar: 752 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime