Salla, për ndërtimin e të cilës nga Buxhetit i shtetit janë ndarë 22 milionë denarë, është me kapacitet prej 500 ulëseve dhe tërësisht është e pajisur për praktikim të më shumë sporteve, si basketboll, volejboll, gjimnastikë, hendboll...
Kryeministri Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi dhe drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Dime Spasov, sot e lëshoi në përdorim sallën sportive në shkollën fillore "Dituria" në komunën Saraj.
Salla, për ndërtimin e të cilës nga Buxhetit i shtetit janë ndarë 22 milionë denarë, është me kapacitet prej 500 ulëseve dhe tërësisht është e pajisur për praktikim të më shumë sporteve, si basketboll, volejboll, gjimnastikë, hendboll...
Kryeministri Gruevski paralajmëroi se Qeveria do të vazhdojë të investojë në projekte që do të kontribuojnë ndaj përmirësimit të cilësisë së qytetarëve të komunës Saraj.
"Përmes Agjencisë për rrugë shtetërore është planifikuar rikonstruimi i dy drejtimeve rrugore, njëri nga Saraji deri në fshatin Lubin në gjatësi prej 2,3 kilometra, ndërsa i dyti nga fshati Rashçe deri në fshatin Kopanicë në gjatësi prej rreth tre kilometra", informoi Gruevski.
Ai theksoi se në vijim është ndërtimi i dy fushave të futbollit në fshatin Lubin dhe Sfillare e Poshtme, ndërsa në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm është edhe ndërtimi i dy fushave për më shumë dedikime në fshatrat Shishovë dhe Radushë