E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë vit, ALSAT M është zgjedhur si Superbrand, nga ana e një këshilli ekspertësh i përbërë nga 50 anëtarë nga lëmitë e biznesit dhe marketingut. Superbrand shpalos markën që ofron vlera të posaçme, që edhe ajo vetë promovon. Suksesi i Alsat-M, sigurishtë është sukses i punës së kolegëve tanë gazetar të cilët në këtë rastë meritojnë përgëzimet më të mëdha...Urime
ALSAT-M, Superbrand i vitit 2009














ALSAT-M është televizioni i vetëm në Maqedoni, i shpallur Superbrand i vitit 2009. Zgjedhjen e ka bërë organizata Superbrand, e cila prej 14 vjetësh, që nga 1994 shpalos markat më të fuqishme kombëtare në treg, në më shumë se 82 shtete të botës.

Këtë vit, ALSAT M është zgjedhur si Superbrand, nga ana e një këshilli ekspertësh i përbërë nga 50 anëtarë nga lëmitë e biznesit dhe marketingut. Superbrand shpalos markën që ofron vlera të posaçme, që edhe ajo vetë promovon.

Kompania që shpallet si Superbrand, në bazë të kritereve duhet të ofrojë cilësi, përgjegjësi, të jetë unike si dhe të ketë ndikim emotiv.

ALSAT M, ka marrë këtë vlerësim si Superbrand nga përfaqësues të kompanive vendase, agjencive të marketingut, medias, përfaqësuesve të qeverisë si dhe akademikëve.

Stafi i gazetes elektronike Yll Press, www.yllpress.com, i uron Alsat-M, punë të mbarë, suksese dhe jetë të gjatë në tregun medial në Maqedoni. Yll Press uron që Alsat-M të vazhdojë të jep ndihmën e tij në zhvillimin dhe integrimin e shoqërisë në përgjithësi dhe veçanarisht shoqerisë shqiptare. Suksesi i Alsat-M, sigurishtë është sukses i punës së kolegëve tanë gazetar të cilët në këtë rastë meritojnë përgëzimet më të mëdha...Urime

Publikuar: 06.02.2009 | 12:59
Lexuar: 1005 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime