E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ky libër në këtë rast ka katër autorë, të gjithë maqedonas. Nuk është asnjë shqiptar, brendia e librit nuk ka asnjë të vetme këngë me element të folklorit apo që ka të bëjë me diçka shqiptare. Pastër janë këngë folklorike maqedonase, këngë fetare ortodokse, që është më keq me foto fetare.
Libri i muzikės me pėrmbajtje skandaloze










Tjetër skandal me librat për fëmijët e klasave fillore. Në librin e muzikës për klasat e 7-a, nuk flitet për asnjë këngë apo autor shqiptar.

Arsimtarët e shkollave fillore të Gostivarit, kanë vendosur të bojkotojnë librin, dhe kanë dërguar ankesë tek Ministria e Arsimit.

“Ky libër në këtë rast ka katër autorë, të gjithë maqedonas. Nuk është asnjë shqiptar, brendia e librit nuk ka asnjë të vetme këngë me element të folklorit apo që ka të bëjë me diçka shqiptare. Pastër janë këngë folklorike maqedonase, këngë fetare ortodokse, që është më keq me foto fetare.

Ne prej sot kemi vendosur që mos ta përdorim këtë libër dhe apelojmë tek ministria e arsimit që të tërheq menjëherë librin” tha Xhevair Jashari, mësues i muzikës.“Unë kam 32 vjet përvojë asnjëherë nuk kam hasur kështu libër. Ka pasur lëshime edhe tek librat e tjerë por ky është 100 përqind për nxënësit maqedonas. Unë si arsimtare nuk do e pranoj këtë libër” shtoi Fikrie Emruli,mësuese muzike.

Mësuesit e muzikës, në bojkotin e tyre kanë edhe përkrahjen e Komunës së Gostivarit, e cila thotë se nuk është e mundur që nxënësit shqiptarë të mësojnë këngë folklorike maqedonase apo këngë dhe lutje krishtere.“Është një diskriminim ndaj shqiptarëve.

Nxënësit shqiptarë janë të detyruar të këndojnë këngë maqedonase të përkthyera në shqip, ne i mbështesim arsimtarët dhe do tentojmë që libri në fjalë të tërhiqet nga përdorimi dhe të sillet libër që plotëson standardet” tha Shpend Kaprolli, përgjegjës i sektorit të arsimit në Komunën e Gostivarit. Arsimtarët kërkojnë nga ministri i Arsimit që të tërheqë menjëherë librin dhe ai të kompensohet me libër adekuat, në të kundërtën ata do të bojkotojnë lëndën e muzikës në klasat e shtata. Bashkim Sulejmani

Publikuar: 08.09.2010 | 00:53
Lexuar: 754 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime