E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjermania është për studentët e huaj ndër vendet më të preferuara në botë. Vetëm Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë para saj. Por ekonomia gjermane përfiton pak. Disa nga shkaqet u prezantuan në një studim të OECD-së.
Gjermanisė i duhen mė shumė studentė tė huaj






Ministrja e Arsimit Annette Schavan dhe udhëheqësi i zyrës së Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Berlin, Heino von Meyer, ishin të martën (07.09.'10) të një mendimi: të investosh në arsim ia vlen. Por sa i përket angazhimit të Gjermanisë në këtë drejtim, mendimet janë të ndara. Von Meyer pohon se në Gjermani ka shumë pak studentë, sepse vetëm 40 për qind e nxënësve që kanë përfunduar shkollat vazhdojnë studimet. Ndërkohë që mesatarja në 31 vendet tjera anëtare të OECD-së, është mbi 50 për qind.

Ministrja nuk i trembet të dhënave statistikore

Ministrja e Arsimit Schavan nuk influencohet shumë nga këto të dhëna të viteve 2007 dhe 2008. Nga mesi i viteve 90-të deri më sot mesatarja e nxënësve që regjistrojnë fakultete është rritur nga 26 në 43 për qind. Fakti që Gjermania është vendi i tretë për nga numri i studentëve të huaj, sipas ministres, paraqet një zhvillim pozitiv.

"Vitet e ardhshme do të shtojmë këtë përqindje, me qëllim që të lehtësojmë edhe regjistrimin e studentëve të huaj. Në interesin e shoqërisë tonë është që shumë të huaj pas studimeve të mbeten në këtë vend", pohon ministrja.

Në këtë çështje, ministrja dhe ekspertët kanë mendime të ngjashme. Gjermanisë i mungojnë kuadrot e kualifikuara në disa lëmi. Heino von Meyer mbështet angazhimet e qeverisë federale, për zvogëlimin e pengesave burokatike për të huajt nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Të huajt një burim i rëndësishëm

"Pikërisht për mbulimin e nevojave për kuadro të kualifikuara, të ardhurit nga vendet tjera janë një burim shumë i rëndësishëm. Lehtësimet në këtë drejtim duhet të përshëndeten", thotë ai.

Sipas ekspertëve, Gjermania duhet të investojë më shumë në arsim. Aktualisht ajo ndan 4,7 për qind të prodhimit kombëtar bruto, ndërsa mesatarja në vendet tjera të OECD-së është 6,2 për qind.

Ministrja Annette Schavan shpjegon se shteti do të investojë deri më 2013 edhe 12 miliardë euro në këtë lëmi. Sipas saj, studentët e huaj luajnë këtu një rol të rëndësishëm. Por Schavan thekson se në tregun e punës ka dhe probleme të tjera.

"Në qoftë se e shtojmë numrin e të kualifikuarve nga 50 në 55 për qind - e kjo tendencë është në rritje - atëherë është e qartë se do të ketë mangësi në lëmitë tjera", pohon ajo.

Ministrja e ka fjalën për fuqinë punëtore pa tituj akademikë, si për shembull në shëndetësi. Ajo është e bindur se edhe në të ardhmen do të ketë nevojë për shkollimin universitar dhe shkollat profesionale. Shikuar nga ana statistikore, papunësia e të rinjve në Gjermani është rreth 10 për qind, ndërsa në vendet tjera të OECD-së, ajo është dyfish më e lartë. (dw)

Publikuar: 08.09.2010 | 13:41
Lexuar: 375 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime