Në qendrën financiare "Siti" në Londër, emërimi i tij është përshëndetur, sepse ai llogaritet si bankier jashtëzakonisht i aftë dhe ekspert i vërtetë në investim, por Qeveria britanike nuk është aspak e mahnitur me vendosjen e amerikanit Dajamond në funksionin kulminant në "Barklis".
Bankieri amerikan, Bob Dajamond sot është emëruar drejtor i ri ekzekutiv i bankës britanike "Barklis", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Londra.
Me detyrën e re ai do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Deri më tani Dajamond ishte drejtor i sektorit investues të kësaj banke, e cila arriti që në mënyrë relativisht më të sigurtë të kalojë nëpër periudhën e bujshme për sektorin bankar në vend, që filloi me goditjen kreditore prej para dy vitesh, e më pas vazhdoi edhe me krizën bankare dhe financiare.
Amerikani është i njohur si ithtar i investimit në sektorin bankar, që sipas ekspertëve financiarë ndihmoi që "Barklis" të mbetet stabile edhe në periudhën më të vështirë. Kjo do të thotë se me emërimin e tij për njeri të parë të bankës, ajo fuqishëm do të kahëzohet drejt investimit dhe nëpërmjet atij sektori do ta kërkojë përforcimin e tij të mëtutjeshëm.
Bob Dajamond në qarqet financiare britanike është i njohur si njeriu që si udhëheqës i deritanishëm i sektorit investues ka përfituar rreth 100 milionë funta. Në funksionin e ri ai do të ketë rrogë themelore vjetore prej 1,3 milionë, por parshihet se përfitimi gjatë një viti, mesatarisht do t'i paraqesë 11,5 milionë, falë bonuseve dhe premive.
Në qendrën financiare "Siti" në Londër, emërimi i tij është përshëndetur, sepse ai llogaritet si bankier jashtëzakonisht i aftë dhe ekspert i vërtetë në investim, por Qeveria britanike nuk është aspak e mahnitur me vendosjen e amerikanit Dajamond në funksionin kulminant në "Barklis".
Kjo është si banka të ndërmerret nga kazinoja, deklaroi për BBC-në një ministër i lartë qeveritar, që insistoi të mbetet anonim.