E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënkryetari i socilaistëve evropianë në PE, Hanes Svoboda deklaroi se është i sigurtë se asnjë shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës nuk do t'i përgjigjen thirrjes së PE-së për ta bërë atë, duke theksuar se të gjithë institucionet e Unionit duhet të kenë qëndrim neutral rreth statusit për Kosovën.
Svoboda: Shtetet e BE-sė nuk do ta dėgjojnė thirrjen e PE-sė pėr njohjen e Kosovės
















Nënkryetari i socilaistëve evropianë në PE, Hanes Svoboda deklaroi se është i sigurtë se asnjë shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës nuk do t'i përgjigjen thirrjes së PE-së për ta bërë atë, duke theksuar se të gjithë institucionet e Unionit duhet të kenë qëndrim neutral rreth statusit për Kosovën.

"Thirrja të cilën PE-ja u bëri shteteve të cilat nuk e njohën Kosovën ta bëjnë këtë, do të mbetet në ajër dhe jam i sigurtë se asnjëri prej tyre nuk do të dëgjojë", deklaroi Svoboda në intervistën për Dnevnik-un e Novi Sadit, me rastin e rezolutës së mbrëmshme të PE-së për Kosovën.

Në amandament bëhet thirrje që të gjitha anëtaret e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.

Ai shtoi se rezolutat e Parlamentit nuk janë obliguese për shtetet-anëtare të Unionit por janë qëndrime të cilat mund të jenë valide apo jo.

"Socialistët ishin kundlr sepse mendojmë se të gjitha institucionet e Unionit, mes tyre edhe PE-ja, duhet të kenë qëndrim neutral statusor për çështjen e Kosovës", deklaroi ai.

Ministri i Punëve të Jashtshme i Serbisë, Vuk jeremiq dje vlerësoi se rezoluta e PE-së është e papranueshme për Serbinë.

Publikuar: 06.02.2009 | 16:20
Lexuar: 638 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime