E diel, 31.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalimin e tij para të pranishmëve ministri i Kulturës z. Lutfi Haziri, tha “Jam i bindur se kontributi i juaj në këtë tubim shkencor do ta ndriçoj këtë figurë të shquar të humanizmit botëror, e cila, ashtu siç ka vlerësuar presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, me veprat e saj madhore është themeluese e filozofisë humanitare që aq shumë i duhet njerëzimit”.
Nėnė Tereza, simbol i bamirėsisė dhe dashurisė






Blerta Maliqaj

Konferencë Shkencore për Nënë Terezën. Shkencëtarët: Nënë Tereza, simbol i bamirësisë dhe dashurisë.


Shkencëtarë nga vendi dhe bota, të cilët morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Jeta dhe vepra e Nënë Terezës”, shprehen argumentimet e tyre të mbështetura në fakte rreth prejardhjes së Nënë Terezës, e cila sipas tyre padyshim që ishte shqiptare. Në këtë konferencë në mesin e shumë pjesëmarrësve ishin edhe personalitete nga jeta politike, kulturore, fetare e shkencore. Në fjalimin e tij para të pranishmëve ministri i Kulturës z. Lutfi Haziri, tha “Jam i bindur se kontributi i juaj në këtë tubim shkencor do ta ndriçoj këtë figurë të shquar të humanizmit botëror, e cila, ashtu siç ka vlerësuar presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, me veprat e saj madhore është themeluese e filozofisë humanitare që aq shumë i duhet njerëzimit”.

Haziri theksoi se gjakun dhe përkatësinë e saj shqiptare Gonxhe Bojaxhiu e ka rritur namin, emrin, nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar në përmasa botërore. Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë z. Jusuf Bajraktari nënvizoi “Figura e Nënë Terezës është padyshim komplekse,e paçmueshme dhe monumentale për ne si popull, por edhe për tërë botën”. Ai prezantoi para pjesëmarrësve të kësaj konference shkencore tre faktorët themelor të cilët sipas tij e determinojnë në mënyrë më të plotë figurën madhore të Nënë Terezës, si personazh krejtësisht i veçantë në historinë tonë moderne. Sipas Bajraktarit, origjina ku lindi dhe kur dhe si u formua Nënë Tereza, karakteri, orientimi dhe vepra e saj si dhe kontributi madhor i Nënë Terezës për njerëzimin dhe reflektimi i veprës së saj në historinë tonë, janë faktorët determinues të figurës së Nënë Terezës.

Ai po ashtu deklaroi se imazhi shqiptar u pasurua me figurën emblematike të Nënë Terezës, e cila siç tha Bajraktari, ju bashkëngjit figurave grandioze të kombit tonë siç është Skënderbeu dhe rilindësit patriot. “Personifikimi i trinomit shqiptar: bamirësia e Nënë Terezës, filozofia politike e dr. Ibrahim Rugovës dhe guximi e sakrifica e Adem Jasharit, janë tri shtyllat e historisë sonë moderne, të cilat e lartësojnë krenarinë e ligjshme kombëtare”, deklaroi ai. Kurse Don Lush Gjergji, i cili foli për prejardhjen e familjes dhe përcaktimin jetësor të Gonxhe Bojaxhiut, tha se familja e ngushtë e Nënë Terezës, në bazë të dokumentacionit të gjetur në famullinë e Prizrenit, ishin me siguri në Prizren së paku deri në vitin 1900. Don Gjergji tha gjithashtu se ka shpjegime dhe interpretime të llojllojshme. “ Në tregti ndër gjëra tjera shiteshin edhe ngjyrat e ndryshme; Sepse për Fe e për Atdhe derdhej gjithnjë gjaku, e ngjyra e kuqe, flamuri kuq e zi, ishte simboli i flijimit, atdhedashurisë, martirizimit për liri fetare e kombëtare; Sepse ndoshta dikush nga familja merrej edhe me ngjyrosje, apo si thuhet sot me “bojaxhi”, deklaroi Don Gjergji.

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore, e cila ishte e organizuar nga Ministria e Kulturës, Instituti i Historisë së Prishtinës dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u mbajt në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve shkencore e kulturore, në nderim të veprës madhore të bamirëses shqiptare Nënë Tereza.

Publikuar: 08.09.2010 | 19:11
Lexuar: 1474 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
xhuliana (10/01/2011 17:51:59) NENE TEREZA ESHTE NJE KRENARI PER SHQIPETARET SEPSE AJO GJITHE VEPRAT E SAJ QE BERI I BERI SE I NDJEU ,AJO I DASHUROI TE GJITH ATA QE PUNOI . JEMI KRENAR QE JEMI SHQIPTAR SI NENE TEREZA!!!!!!!!!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime