Fitores së e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, së shpejti do ti shtohet edhe fitorja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke bërë që shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj të mburren me të arriturat e gjithëmbarshme, u shpreh Kryeministri Hashim Thaçi.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, duke e uruar atë dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Pas një muaj agjërimi kaloi muaji i shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët tanë e sprovuan durimin, përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik, duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjellë, paqen dhe solidaritetin. Sivjet, Festën e Fitër Bajramit po e kremtojmë në Kosovën e lirë dhe demokratike me tri vjet pavarësi, me rezultate të larta si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar, thuhet mes tjerash në telegramin e urimit të Kryeministrit Thaçi.
Ai shprehu bindjen se pas fitores së Kosovës në GJND, Kosova do të shënoj fitore edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Fitores së e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, së shpejti do ti shtohet edhe fitorja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke bërë që shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj të mburren me të arriturat e gjithëmbarshme, u shpreh Kryeministri Hashim Thaçi.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim tju uroj festën e Fitër Bajramit, duke shprehur urimet më të mira për gjithë Ju dhe për familjet tuaja, tha për fund kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.