Universiteti Yale i SHBA-së është në vendin e tretë dhe ndiqet nga University College London, Massachaeusetts Institute of Technology, Oxford University, Imperial College London, University of Chicago, California Institute of Technology dhe Princeton University. Në listën janë edhe 15 universitete aziatike, të cilave u prinë Universiteti i Hong Kongut në vendin e 23-të.
Universiteti i Cambridget e ka kapërcyer Havardin dhe është bërë universiteti i parë joamerikan në listën globale të institucioneve më të mira botërore të shkollimit superior. Në listën e 10 institucioneve më të mira botërore të shkollimit superior të arsimit të lartë janë 6 amerikane dhe 4 britanike.
Universiteti britanik i Cambridget e ka zbritur nga kreu i listës Harvardin amerikan për herë të parë në 7 vjetët e fundit, qëkur publikohet lista e universiteteve më të mira të shtëpisë konsulente londineze Quacquarelli Symonds Limited (QS). Në listën e 10 institucioneve më të mira botërore të shkollimit të lartë janë 6 universitete amerikane dhe 4 britanike.
Universiteti Yale i SHBA-së është në vendin e tretë dhe ndiqet nga University College London, Massachaeusetts Institute of Technology, Oxford University, Imperial College London, University of Chicago, California Institute of Technology dhe Princeton University. Në listën janë edhe 15 universitete aziatike, të cilave u prinë Universiteti i Hong Kongut në vendin e 23-të.
Lista e 100 universiteteve më cilësore në botë nga 22 vende të botës është hartuar në bazë të anketës të 15 mijë shkencëtarëve dhe 5 mijë të punësuarve. Edhe pse Harvardi ishte më i popullarizuari ndër të punësuarit, Cabridge në skorin e përgjithshëm mori më së shumti vota dhe ishte më së miri i vlerësuar, kur bëhet fjalë për cilësinë e punës hulumtuese.