E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria e Maqedonisë ka ndaluar përdorimin e rrjetit për komunikim ndërmjet njerëzve Facebook, në të gjithë institucionet e shtetit, mësoi gazeta elektronike Yll Press, ndërsa vendimi ka filluar të aplikohet së pari në ndërtesën administrative të Qeverisë së Maqedonisë, në Parlament dhe në të gjithë gjithë institucionet tjera shtetërore të Maqedonisë.
Qeveria e Maqedonisė ndalon Facebook-un nė institucionet e shtetit























Qeveria e Maqedonisë ka ndaluar përdorimin e rrjetit për komunikim ndërmjet njerëzve Facebook, në të gjithë institucionet e shtetit, mësoi gazeta elektronike Yll Press, ndërsa vendimi ka filluar të aplikohet së pari në ndërtesën administrative të Qeverisë së Maqedonisë, në Parlament dhe në të gjithë gjithë institucionet tjera shtetërore të Maqedonisë.

Vendimi për një ndalesë të tillë të rrjetit botrorë për komunikime sociale Facebook, qeveria e ka sjellë menjëherë pas analizës së sektorit të informatikës pranë qeverisë e cila ka vlerësuar se mund të dëmtohet rrjeti dhe mund të vihet në pikëpyetje siguria e informatave dhe të dhënave zyrtare të shtetit.


Pas këtij vlerësimi, qeveria ka ndaluar rreptësisht ka ndaluar përdorimin e Facebook-t, ndërsa vendimi i njëjtë vlen edhe për ministritë dhe të gjithë institucionet tjera të cilat janë të shpërndara nëpër objekte tjera jashtë ndërtesës administrative të Qeverisë.


Çështja e sigurisë është ndër problemet e para që është marrë një vendim i tillë, tha një nga administratorët në Qeveri me kushte anonimiteti, ndërsa unë them, tha ai, se Facebook-u është ndaluar për shkak se shumica nga ne, bënim tërë ditën duke qëndruar në këtë rrjet dhe ishim jo aktiv në punë.



Qeveria e Maqedonisë ndalon Facebook-un për shkaqe sigurie



Informacionin e Yll Press-it, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku. Sipas zëdhënësit Duraku, sektori i informatikës ka vlerësuar se rrjeti i informatikës mund të dëmtohet nga virus të ndryshëm që mund të qarkullojnë gjatë përdorimit të Facebook-ut, dhe çështja e sigurisë së të dhënave e cila poashtu ka qenë një ndër arsyet kryesore.


“Facebook-u dhe rrjete të tjera komunikimi janë të ndaluara në Qeveri dhe në institucionet tjera të shtetit për shkaqe sigurie dhe për shkaqe të mundësisë për dëmtim të rrjetit të informatikës”, dekaroi zëdhënësi i qeverisë.

Duraku, poashtu pohoi se pas këtyre dy arsyeve është edhe arsyeja e tretë, ajo e humbjes së kohës në vendin e punës nga ana e administratorëve duke qëndruar në Facebook.

“Në vend pune është e ndaluar përdorimi i internetit për qëllime private. Facebook-u është një rrjet komunikimi privat dhe në bazë të kësaj, askush nuk ka të drejtë që të përdor rrjetë të ndryshme komunikimi në vend pune për qëllime personale, por kjo nuk është arsyeja kryesore pse është ndaluar përdormi i Facebook-ut në të gjithë institucionet e shtetit”, deklaroi Shefik Duraku, zëdhënës i qeverisë.

Yll Press, mëson se edhe në Parlamentin e Maqedonisë, është ndaluar Facebook-u. Administratorët e Parlamentit të Maqedonisë thanë se ka disa ditë që administrata e Parlamentit ka ndaluar përdorimin e rrjetit për komuniko sociale Facebook, menjëherë sapo edhe qeveria e ka marrë një vendim të tillë.


Publikuar: 06.02.2009 | 18:08
Lexuar: 1049 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime