Numri një i qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski sot ka takuar kandidatin për kryetar të Shkupit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski me te cilin ka biseduar për projektet infrastrukturore të paralelizuara deri më tani.
Numri një i qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski sot ka takuar kandidatin për kryetar të Shkupit nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Koce Trajanovski me te cilin ka biseduar për projektet infrastrukturore të paralelizuara deri më tani.
Kostovski dhe Trajanovski kanw diskutuar edhe për proejektet që planifikohen në të ardhmen si dhe për gjendjen në të cilat ndodhen ndërmarrjet dhe institucionet që janë në kompetencë të qytetit të Shkupit.
"Për mua këto ishin informata që do të më nevojiten, duke pas parasysh se kjo prap se prap është qyteti i Shkupit, meqë këto informacione do të më shërbejn të përgatisë programën", tha Koce Trajanovski, kandidat për kryetar i qytetit të Shkupit.
Në kuadër të takimeve të fundit me kryetarët e komunave, kryetari i qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski është takuar edhe me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
"Definitivisht qyteti i Shkupit e ka kuptuar që në një periudh afat mesme, qyteti i Shkupit më tepër duhet të investon në këtë anë të Vardarit sepse edhe nevojat dhe kërkesat janë më të mëdha të qytetarëve. Kjo është kuptuar drejt nga zotri Kostovski dhe në këtë takim u falënderuam dhe gjithashtu ne jemi në realizim të edhe një projekti në hyrje të Çarshisë, dmth rregullimi i parterit para shtëpisë së mallrave Most dhe rregullimi i trotuarit para qendrës tregtare Mavrovasja", u shpreh Izet Mexhiti kryetar i komunës së Çairit.
"Projektet e pambaruara do të mundohemi ti përfundojm aq sa mundemi dhe deri në fund të mandatit. pres që aksi rrugor në Bit Pazar do të jetë gati, rregullimi hortikulturor në pjesën që kalon nëpër Çair deri në fund të mandatit tim do të përfundohet, pjesa e stacioni të autobusëve përballë bibliotekës kombëtare vlerësoj se do të jetë gati gjatë këtyre ditëve, kështu që presim që moti të jetë në favor tonin që të mund të përfundojmë dhe disa gjëra", tha kryetar i qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski.
Edhe Kostovski, edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit Koce Trajanovski gjatë takimit të sotëm kanë rënë dakord se projekti më kapital i menduar ndonjëherë për Shkupin, vendosja e binarëve të tramvajit duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh se kush do të vije në krye të qytetit.
Valmir Kuçi, Alsat