E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pas tre ditësh në Korfuz u thashë fëmijëve, se kishte ardhur momenti të niseshim drejt eksplorimit të Shqipërisë, duke e filluar me vizitën në Butrint”, kështu e fillon shkrimin Clarkson, i cili shquhet për batuat gjatë prezantimit të “Top Gear”.
Prezantuesi i “Top Gear” nė Shqipėri





Jeremy Clarkson është prezantuesi i njohur emisionit “Top Gear” në BBC, emision që flet për makina të reja sportive e të tjera.

Disa javë më parë, së bashku me familjen ai ka vizituar Shqipërinë. Me shumë finesë dhe humorin tipik të një britaniku, mbresat e këtij udhëtimi i ka shkruar në një artikull të gjatë për suplementin e udhëtimeve në gazetën “The Times”, ku ai është koluminist i përjavshëm.

“Pas tre ditësh në Korfuz u thashë fëmijëve, se kishte ardhur momenti të niseshim drejt eksplorimit të Shqipërisë, duke e filluar me vizitën në Butrint”, kështu e fillon shkrimin Clarkson, i cili shquhet për batuat gjatë prezantimit të “Top Gear”.

I mësuar të testojë dhe të lëvizë me mjete udhëtimi të shpejta, Clarkson ka refuzuar kalimin nga Korfuzi për në Sarandë me tragetin e linjës.

Zgjidhja ishte “Jahti Ferreti”, i marrë me qera, por me të mbërritur në Sarandë, shkruan ai, nuk kishte ku ta ankoronte dhe zgjidhja e Clarkosn ishte ta hidhte spirancën afër anijes së mbytur në vitin 1956, që për koincidencë i përket vendit të origjinës së tij.

Që në fillim ai është impresionuar kur Fatosi, djali që i ka shoqëruar, i ka treguar se programi “Top Gear” është shumë i ndjekur edhe në Shqipëri.

Humori Clarkson në shkrim vjen përmes rreshtave kur ai citon shpjegimet e shoqëruesit shqiptar rreth burimeve ujore në Sarandë dhe prodhimit të 45 mijë ton shalqi në vit në këtë zonë.

Clarkson vlerëson gatishmërinë e udhërrëfyesit shqiptar, i cili nuk nguron të tregojë historinë e çdo ndërtese në Butrint, pavarësisht zhegut të vapës.

“Kjo është ajo që fëmijët duhet të bëjnë gjatë pushimeve. Të mësojnë zhvillimet historike dhe jo të kthejnë gota vodke apo të puthen”, thotë ai.

Padyshim që prezantuesit të programit të makinave nuk do të rrinin pa i rënë në sy një numër i madh automjetesh me targa angleze, për të cilat i është ngjallur habi duke pyetur: Si është e mundur?

Duke u kthyer për në Sarandë, sikurse shumë turistëve që vizitojnë këtë qytet, i kanë lënë një shije të keqe ndërtesat e prishura. “Paska rënë tërmet në këtë zonë?”, ka pyetur Clarkson. “Jo, ky është një tërmet qeveritar”, është përgjigjur Fatosi, i cili i ka sqaruar se kush ndërton pa leje forcat speciale ia shembin me buldozerë.

Clarkson, po prapë, me humor e mbyll shkrimin duke shkruar se me të kënaqesh po të udhëtosh në vende të reja, pasi mëson sa shalqi prodhohet dhe sa e pasur me ujë është zona që vizitojnë.

Gjithashtu, merr njohuri si për shembull për planin rregullues të Sarandës dhe Shqipërisë, plus kuptimin në shqip të fjalës makinë në anglisht. (tch)

Publikuar: 10.09.2010 | 14:03
Lexuar: 665 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime