E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prezantimin e parë të tyre e bëri numri dy i klubit kuqezi, Adriano Galiani. “Të dy kanë sjellë një entuziazëm të madh. Simpatia e tifozëve për Berlusconin vazhdon të jetë e njëjtë si në kohën para shitjes së Kakasë. Tifozët janë entuziastë dhe abonimet po rriten dita-ditës”, ka thënë ai.
Ibrahimovic: Fanella mė e bukur qė kam veshur






Futbollisti suedez me origjinë boshnjake, Zllatan Ibrahimoviq është prezantuar zyrtarisht dhe ka dhënë konferencën e parë zyrtare si lojtar i Milanit, së bashku me brazilianin Robinho.

Prezantimin e parë të tyre e bëri numri dy i klubit kuqezi, Adriano Galiani. “Të dy kanë sjellë një entuziazëm të madh. Simpatia e tifozëve për Berlusconin vazhdon të jetë e njëjtë si në kohën para shitjes së Kakasë. Tifozët janë entuziastë dhe abonimet po rriten dita-ditës”, ka thënë ai.

“Ibrës i uroj të bëhet si bashkëkombësi i tij Nordhal, që në 269 ndeshje shënoi 221 gola. Kurse Robinhos i uroj të vazhdojë traditën e futbollistëve brazilianë. Championsin e parë në ’63-shin Milani e fitoi falë dygolëshit të Altafinit. Epo, Robinhos i uroj të shënojë tre gola në finalen tjetër”, ka vijuar më tutje Galiani.

Ibrahimoviqi, ndërkaq, ka thënë se në Milanelo ndjehet shumë mirë, organizimi është i shkëlqyer. “Isha pranë Milanit para katër vjetësh, më në fund erdha”. Më pas suedezi shtoi: “Kam luajtur me shumë skuadra gjatë karrierës sime, por kjo është fanella më e bukur”, transmeton gazeta elektronike Start.

Shtatlarti 29-vjeçar nuk bën dallim mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve. “Në çdo sezon duhet të fitosh gjithçka dhe Milani këtë duhet të bëjë. Rikthehem në Itali më i etur se kurrë për sukses. Pra shpresoj të fitoj Scudeton dhe Championsin dhe kam besim se me këtë skuadër mund t’ia dalim. Jam i sigurt për këtë, ashtu siç jam i sigurt se jemi më të fortë se Interi dhe se do të jemi para tyre. Kurrë nuk kam qenë më i motivuar në karrierën time”, përfundoi ai.

Kurse Robinho mendon menjëherë për “4-shen fantastike: ai, Ibra, Ronaldinho dhe Pato. “E mrekullueshme për t’u parë. I vetmi propozim më erdhi nga Milani, një klub me histori të madhe. Shpresoj të jem kampion me këtë fanellë”, u shpreh sulmuesi i kombëtares braziliane.

Publikuar: 10.09.2010 | 14:11
Lexuar: 538 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime