Nëse vitet e mëparshme depozitat rriteshin nga efekti i remitancave, të njohura ndryshe si të ardhura nga emigrantët, këtë vit ka ndikuar fakti që shumë emigrantë kanë vendosur të kthehen përfundimisht bashkë me kursimet e tyre.
Emigrantët kanë kontribuar edhe këtë vit në rritjen e ndjeshme të nivelit të depozitave në bankat e Shqipërisë. Nga të dhënat e fundit të Shoqatës së bankave rezulton se në muajin korrik , në sistemin bankar ishin të depozituara 748.1 miliardë lekë. Krahasuar më një muaj më parë, niveli i depozitave është rritur me 5 miliardë lekë, shumë kjo ekuivalente me 36 milionë euro.
Ajo që konstatohet është rritja më e ndjeshme e depozitave të qytetarëve. Sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, deri në fund të korrikut qytetarët kanë depozituar në sportelet bankare 636.3 miliadrë lekë, ose 4.3 milardë lekë më shumë se një muaj më parë. Ndërsa depozitat e bizneseve vlerësohen në 11.1 miliardë lekë me një rritje prej vetëm 6 milionë lekë kundrejt qershorit të këtij viti.
Nëse vitet e mëparshme depozitat rriteshin nga efekti i remitancave, të njohura ndryshe si të ardhura nga emigrantët, këtë vit ka ndikuar fakti që shumë emigrantë kanë vendosur të kthehen përfundimisht bashkë me kursimet e tyre.
Një pjesë e këtyre parave janë mbyllur në sportelet e bankave ndërsa një pjesë tjetër pritet të investohet në ekonomi nëpërmjet hapjes së bizneseve të reja.