E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të marrin kredi me kamata më të ulta nga bankat me ndihmë të shtetit, i cili përmes Bankës së Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit do të subvencionojë një pjesë të kamatave dhe garancive.
Kontraktohen ndryshime ligjore pėr Bankėn e Maqedonisė








Kjo mundësi për firmat duhet të jetë pjesë e ndryshimeve të Ligjit për Bankën e Maqedonisë, të cilat në takimin e sotëm i harmonizuan ministrat ekonomikë në Qeveri, me guvernatorin e Bankës popullore dhe kryetarët e odave ekonomike.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Zoran Stavrevski pas takimit deklaroi se ndryshimet ligjore kanë për qëllim të sigurojnë përkrahje të firmave të vogla dhe të mesme, para së gjithash për ato me orientim eksportues. Ndryshimet në Ligjin do të përgatiten për një javë, pas çka do t'i shqyrtojë Qeveria, ndërsa deri nga fundi i muajit, do të gjenden edhe në Parlament.

Sipas Stavrevskit, do të fillohet me rritjen e kapitalit aksional të Bankës së Maqedonisë, me çka do të mundësohen më shumë mjete në dispozicion në funksion të ekonomisë, me çmim më të ulët.

"Validiteti i projekteve do të vlerësohet nga bankat afariste, por shteti do të veprojë përmes subvencionimit të kamatës, respektivisht për veprimtari të caktuara dhe sektorë edhe për firmat me orientim eksportues do të subvencionojmë një pjesë të kamatës me qëllim që mjetet të arrijnë me çmim më të ulët, dhe do të subvencionojmë një pjesë të garancisë që bankarë afariste e kërkojnë nga forma, duke marrë parasysh se kur bëhet fjalë për firma të vogla dhe të mesme, më e lartë është vlera e kolateralit që kërkohet", deklaroi Stavrevski dhe shtoi se shteti do t'i mbulonte një të tretën nga garancia që kërkohet nga bankat, varësisht nga përqindja që do të konfirmohet.

Nënkryeministri për çështje ekonomike sqaroi se vlera e përgjithshme e parave, me të cilat përmes Bankës së Maqedonisë do të përkrahet ekonomia, duhet të konfirmohet në mënyrë shtesë, sepse planifikohet që një pjesë e fondit ekzistues garantues të transformohet në kapital themelues të Bankës.

"Përmes buxhetit për çdo vit shteti do të ndajë një pjesë nga mjetet për rritjen e kapitalit themelues të bankës dhe plus një pjesë nga fondi garantues do të transformohet në kapital aksional. Ka disa linja jofuknsionale kreditore, të fituara më herët nga Fondi kreditor i Maqedonisë dhe Gjermanisë, të cilat po ashtu do t'i transformojmë në kapital aksional, gjithë kjo me qëllim që të rritet kapitali i bankës", tha Stavrevski.

Ministri i Financave Trajko Sllaveski sqaroi se në takim ka mbisunduar mendimi se Banka e Maqedonisë nuk duhet të transformohet me model, që do të mundësojë kreditim të drejtpërdrejtë. 23

Sllavesvki potencoi se Ministria e Financave ka përvoja pozitive me subvencionimin e kamatave me Fondin diskont bujqësor kreditor, përmes të cilit janë dhënë kredi të shumta, me shkallën e kthimit prej mbi 97 për qind.

"Me politikë në kuadër të kapaciteteve ekzistuese të bankës për përkrahje të zhvillimit, me rikapitulim eventual shtesë me mjetet buxhetore dhe me linjat kreditore që janë paralajmëruar nga institucionet financiare ndërkombëtare për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të mundej që kjo bankë të bëhet më efikase dhe t'i ndihmojë ekonomisë së Maqedonisë", vlerësoi Sllavevski.

Kryetari i Lidhjes së odave ekonomike, Mirçe Çekrexhi vlerëson se me amsat e kontraktuara në takimin, me para më të vogla buxhetore do të arrihen efekte më të mëdha.

"Masat do të jenë joselektive ndaj të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe do t'i ndihmojnë secilit. I vlerësoj si shumë të dobishme, posaçërisht që biseduam për gjetjen e disa zgjidhjeve që mund shpejtë të zbatohen, që do të thotë në afat prej një muaji të bëhen funksionale", tha Çekrexhi.

Publikuar: 06.02.2009 | 18:56
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
yllza (17/02/2010 23:05:34) shkrauni deni send ma mer nuk kshtu palidhje kjo nuk ka lidhje me bankat far kerkojm ne ok

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime