E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nxënësit maqedonas të shkollës së mesme profesionale “Niko Nestor” në Strugë ja kanë arritur qëllimit të tyre, për të mësuar në ndërrime të ndara nga nxënësit shqiptarë, kërkesë kjo që me ngulm është kërkuar për më tepër se një vit, me pretekstin se nuk ndihen të sigurt në ndërrime të përbashkëta me nxënësit shqiptarë.
Ndahet shkolla Niko Nastor nė baza etnike














Nga e hëna, ndahet nxënësit shqiptar dhe maqedonas në një shkollë të Strugës

Bëhet e ditur se profesorët shqiptarë do të kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, që kanë të bëjnë me punësimin e shqiptarëve në shërbimet administrative dhe pedagogjike të kësaj shkolle, nëse realizohet në praktikë ndarja e ndërrimeve në baza etnike.

Nxënësit maqedonas të shkollës së mesme profesionale “Niko Nestor” në Strugë ja kanë arritur qëllimit të tyre, për të mësuar në ndërrime të ndara nga nxënësit shqiptarë, kërkesë kjo që me ngulm është kërkuar për më tepër se një vit, me pretekstin se nuk ndihen të sigurt në ndërrime të përbashkëta me nxënësit shqiptarë.

Kësaj kërkese i kanë paraprirë incidente të shpeshta midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas, të cilat janë intensifikuar së tepërmi, sidomos, pas themelimit të gjimnazit “Dr Ibrahim Temo”, në të cilin gjithashtu nxënësit maqedonas kërkojnë që të mësojnë në ndërrime të veçanta nga shqiptarët.

Sic merret vesh, drejtoria e Shkollës “Niko Nestor” ka shpallur lajmërimin me të cilën zyrtarizohet ndarja e ndërrimeve midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas, gjë që ka shkaktuar reagime tek nxënësit dhe profesorët shqiptarë, të cilët ndjehen të papërfillur në marrjen e vendimeve.

Madje, bëhet e ditur se profesorët shqiptarë do të kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, që kanë të bëjnë me punësimin e shqiptarëve në shërbimet administrative dhe pedagogjike të kësaj shkolle, nëse realizohet në praktikë ndarja e ndërrimeve në baza etnike.

Femi Arifi

Publikuar: 06.02.2009 | 19:24
Lexuar: 1099 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime