E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nimic nuk ka dërguar kurrfarë propozimi dhe kjo është një prej spekulimeve të rregullta të mediave greke, të cilat prisni se në periudhën e ardhshme do të shumohen sepse në Greqi pothuajse veçmë fillon fushata për zgjedhjet lokale të caktuara për në nëntor".
Gruevski: Nuk ka propozim tė ri tė Nimicit



Ndërmjetësuesi në kontestin për emrin Metju Nimic deri te pala e Maqedonisë nuk ka dërguar propozim të ri për kontestin për emrin, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski duke i hedhur poshtë si spekulime pohimet e mediave greke për gjoja propozimin Republika Maqedonia e Vardarit dhe se për të njejtin do të bisedojnë gjatë Asamblesë Parlamentare të ardhshme të KB-së në Nju-Jork.

"Kjo është plotësisht e pavërtetë. Nimic nuk ka dërguar kurrfarë propozimi dhe kjo është një prej spekulimeve të rregullta të mediave greke, të cilat prisni se në periudhën e ardhshme do të shumohen sepse në Greqi pothuajse veçmë fillon fushata për zgjedhjet lokale të caktuara për në nëntor. Lidhur me këtë edhe ne do të duhet të jemi më të kujdesshëm lidhur me deklaratat, ndërsa shpresoj se edhe ju në analizat e shkrimeve të mediave greke", tha kryeministri Nikolla Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të objektit komercial në komunën Qendër.

Publikuar: 10.09.2010 | 21:41
Lexuar: 239 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime