Kjo organizatë dje apeloi deri te qeveritë të jenë të kujdeshme që mos ta pengojnë rimëkëmbjen ekonomike me atë që shumë shpejt do ta zvogëlojnë konsumin.
Përmirësimi i ekonomisë botërore mund të zhvillohet më ngadalë se sa pritej, por vala e re e recesionit është pak e mundshme, posaçërisht nëse qeveritë nuk e teprojnë me zvogëlimin e konsumit, kumtoi Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD).
Kjo organizatë dje apeloi deri te qeveritë të jenë të kujdeshme që mos ta pengojnë rimëkëmbjen ekonomike me atë që shumë shpejt do ta zvogëlojnë konsumin.
Para vetëm disa muajve OECD-ja apeloi që qeveritë t'i frenojnë "deficitet e zmadhuara buxhetore".
Nga rekomandimi i fundit i OECD-së nga muaji maj, u rrit shqetësimi për rimëkëmbjen ekonomike globale edhe pse mendohet se situata ekonomike në eurozonë po stabilizohet për 110 miliardë euro pakos ndihmëse të vlefshme për Greqinë dhe marrëveshjes për themelimin e një bilionë dollarëve program financiar për përkrahjen e shteteve debitore.
OECD-ja kumtoi se pret në gjysmën e dytë të vitit Grupi shtatë vendet më të zhvilluara industriale të realizojë rritje prej 15 për qind në nivel vjetor.
Organizata pret që rritja ekonomike amerikane në tremujorin e tretë të jetë dy për qind në nivel vjetor dhe më vonë të zvogëlohet në 12 për qind në tremujorin e katërt.
OECD-ja parashikon rritje të ekonomisë japoneze në 0,7 për qind në kuartelin e fundit prej 0,6 për qind nga tremujori i tretë ndërsa për tre ekonomitë më të mëdha në eurozonë - Gjermania, Franca dhe Italia, pret rritje të kombinuar prej 0,4 përkatësisht 0,6 për qind në tremujorin e tretë dhe të katërt.