Propozimi për importimin e punëtorëve të shefit të Institutit gjerman për hulumtime ekonomike, Klaus Cimerman, ka ardhur në momentin kur në Gjermani po debatohet ashpër për emigrantët dhe nevojën e integrimit më të mirë të tyre.
Gjermanisë nga viti 2015 do ti duhen së paku 500 mijë emigrantë të kualifikuar nga jashtë, nëse dëshiron që fuqia ekonomike të mbetet në nivelin aktual.
Nga mesi i kësaj dekade, ekonomia gjermane do të fillojë të humbë 250 mijë persona në vit, të punësuarit do të moshohen edhe më shumë, ndërsa do të rritet numri i të pakualifikuarve, transmetojnë mediet gjermane.
Propozimi për importimin e punëtorëve të shefit të Institutit gjerman për hulumtime ekonomike, Klaus Cimerman, ka ardhur në momentin kur në Gjermani po debatohet ashpër për emigrantët dhe nevojën e integrimit më të mirë të tyre.
Cimerman konsideron se është i padiskutueshëm fakti se Gjermanisë do ti duhen më shumë emigrantë nëse dëshiron të ruajë prosperitetin e tanishëm