E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rrjeti rrugor i Shqipërisë arrin një sasi perj 18 000 km, nga të cilat rreth 3600 rrugë nacionale. Kështu ajo është një pasuri e madhe kombëtare që i kalon ato të infrastrukturave të tjera. Vlefta e saj është rreth 3-4 miliardë euro.
Rrjeti rrugor, kjo pasuri e madhe kombėtare





Dr.Orhan Sakiqi

Rrjeti rrugor i Shqipërisë arrin një sasi perj 18 000 km, nga të cilat rreth 3600 rrugë nacionale. Kështu ajo është një pasuri e madhe kombëtare që i kalon ato të infrastrukturave të tjera. Vlefta e saj është rreth 3-4 miliardë euro.

Infrastuktura rrugore ka filluar të ndërtohet në kuptimin teknik të fjalës gjatë Luftes së Parë Botërore kur fuqitë ndërluftuese të ndodhura në Shqipëri për nevojat e tyre ndërtuan akse rrugore, të cilat ekzistojnë edhe sot. Këtu dallohen austriakët, të cilët arritën të venë në funksionim edhe dekovlin Shkodër-Vorë e deri në Rrogozhinë. Në kohën e mbretit Zog arritën të lidhen me rrugë automobilistike pothuaj se të gjitha qytetet kryesore, të cilat pastaj u asfaltuan me ardhjen e Italisë.

Në vitet 1945-1992 zhvillimi i rrjetit rrugor në Shqipëri u kondicionua nga kushte specifike mbase të papara në vende të tjera. Trafiku dominohej nga mjete të mëdha të transportimit të mallrave ku mungonin mjetet e lehta të transportit. Përvoja botërore tregon se, raporti i trafikut të rëndë me atë të lehtë është 15-20% kamionë dhe 80-85% vetura. Në Shqipëri në mungesë të pronës private mbi automjetet, ky raport ka qenë i kundërt. Mungesa e një rrjeti rrugor të përshtatshëm për t'u lidhur me fqinjët ose për të shkuar me infrastrukturë moderne drejt bregut të detit varej nga orientimi i gabuar i ekonomisë së vendit dhe të izolimit të plotë.

Tema e Kongresit të Parë Botëror të Rrugëve të mbajtur në vitin 1903 ka qenë: Via e vita, dmth. Rruga është jeta. Më vonë në një kongres tjetër në Meksiko është theksuar dhe pranuar që: Të kursesh investimet në rrugë është njëlloj sikur duke ndaluar me dorë akrepat e orës të mendosh që do të kursesh kohën.

Mbas vitit 1992 dhe sidomos mbas vitit 2005, këto thënie janë kuptuar dhe zbatuar shumë mirë nga qeveria demokratike. Në ndërtimet rrugore sot mund të themi pa frikë që po përjetojmë bumin e ndërtimeve të tilla në Itali në fillimin e viteve '60. Eshtë drejt përfundimit aksi veri-jug, Korridori 8, ka përfunduar rruga e Kombit Durrës-Morinë, ka filluar rruga e Arbërit që shkurton 70 km rrugën e sotme. Prioritet i qeverisë është lidhja e të gjithë zonave turistike bregdetare me rrugët nacionale e më vonë deri edhe qendrat e komunave. Të gjitha këto i japin një zhvillim të paparë ekonomisë të zonave ku kalon rruga si edhe turizmi. Po jap një shembull: Vetëm 13 km nga kryeqyteti ndodhet fshati Zall Dajt e 5-6 km më lart qendra e Komunës. Zona mbas Dajtit ka vlera të mëdha turistike dhe ekonomike që kanë mbetur pa u shfrytëzuar për mungesë të rrugës të përshtatshme. E të mendosh se sa afër Tiranës është. Po kështu ka edhe shumë raste të tjera.

Para disa kohësh lexova diku në një të përditshme se rruga e Kombit ishte më shumë e gjerë se duhej se nuk kishte trafik etj etj., na thoshte profesori ynë i ndërtimeve rrugore i ndjeri Ing.Dhimitër Kosta: Puna është se te rrugët kujtojnë të gjithë se janë ekspertë, por nuk e dinë se ndërtime të tilla janë nga më komplekset në inxhinieri, sepse hyn gjeologjia që ndryshon gjatë gjatësisë trafiku e shumë të tjera. duke përfshirë edhe mirëmbajtjen që është në kushtet e faktorëve atmosferikë. Mbase ky shkrues nuk e di se me gjithë ardhjen në masë të veturave ne jemi vendi i fundit për vetura për njëmijë banorë, jo për Europën, por e krahasuar edhe me fqinjët: Ne kemi 72, Greqia 400, Italia 580, Bullgaria 329. Pastaj duhet të mënjanojmë idenë e vjetër që të ndërtojmë sot për sot pa parë perspektivën që rruga t'i shërbejë një trafiku në numër dhe ngarkesë për një kohë të gjatë.

Në këto kushte masa organizative e qeverisë për shndërrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve në Autoritetin Rrugor Shqiptar është me vend dhe në kohën e duhur.

Pa hyrë në hollësira teknike një nga çështjet kryesore që duhet të zgjidhë Autoriteti është funksionimi dhe aty ku mungojnë ngritja e strukturave kërkimore shkencore. Autoriteti apo administrat ka për detyrë të mbulojë procedurat burokratike, kurse ato tekniko-shkencore janë diçka tjetër. Ato mund të realizohen vetëm nga një strukturë e organizuar si qendër e kërkimeve rrugore. Për këtë, si për shumë të tjera, nuk kërkohet të bëjmë shpikje. B.R.R.C.(qendra e kërkimeve rrugore në Belgjikë) që pjesërisht financohet nga shteti, por kryesisht nga vetë projektet e rrugëve. Të mos harrojmë se Belgjika është në ballë të Komunitetit Evropian për cilësinë dhe sigurinë të ndërtimeve rrugore me mbi 2000 km autostradë e gjithë e ndriçuar. Ka ardhur dhe mbase kaluar koha për specializimin e inxhinierëve për fusha të ngushta si për sigurinë rrugore pranë kësaj qendre.

Nuk po përmend këtu detyrat që do të ketë kjo qendër: standardet vrojtimi dhe matja e trafikut, karakteristikat e shtresave që do të shërbejnë për një mirëmbajtje moderne e sigurinë rrugore etj. Kjo qendër mund të jetë publike ose private, por ajo që ka rëndësi është shkëputja nga dilentantimi dhe nga empirizmi. Kjo do të bëjë që në të ardhmen mos të përsëriten raste si ai i aksit Vorë-Durrës ku mbishtesat u zëvendësuan disa herë. Vetëm këto shpenzime mund të justifikonin krijimin e qendrës.

Sikurse thashë më sipër, vlera e kësaj pasurie kombetare është 3-4 miliardë euro. Me ndërtimet e shumta që shtohen çdo ditë shtohet edhe vlera. Detyrat janë të shumta për të ruajtur dhe mirëmbajtur këtë pasuri.

Publikuar: 10.09.2010 | 23:06
Lexuar: 800 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
valentina (21/06/2011 08:51:50) une quhem valentina gashidhe dergoj

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime