E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioneri evropian për zgjerim Oli Ren për herë të parë ka përmendur se kusht plotësues për të marrë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë për anëtarsim në BE është edhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.
Ren:Emri kusht pėr ēeljen e negociatave
















Komisioneri evropian për zgjerim Oli Ren për herë të parë ka përmendur se kusht plotësues për të marrë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë për anëtarsim në BE është edhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.

Në deklaratën e tij të fundit Ren ka thënë se "ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, ka marrë statusin e kandidatit, por për të filluar bisedimet për anëtarësim tani duhet të plotësojë kërkesat themelore evropiane. Zgjedhjet që vijojnë në mars të këtij viti do të jenë test kyç, por edhe kontesti me Greqinë rreth emrit, duhet zgjidhur patjetër. Tani më është humbur shumë kohë".

Por nga zyra e tij sot e kontaktuar nga Alsat, thonë se deklarata e Renit, nuk duhet interpretuar se është vënë kusht plotësues për Maqedoninë për marrjen e datës, pasi që qëndrimi i Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar dhe se kushtet për marrjen e datës janë të njohura.

"Mendoj se nuk ka se çka të interpretohet rreth këtij pasusi i cili është më se i qartë dhe tregon se pozita e Komisionit evropian nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. Kushtet për çeljen e negociatave kanë të bëjnë me kriteret politike të bazuara mbi zgjedhjet e ardhshme si dhe mbi kriteret që u definuan vitin e kaluar nga Komisioni, do të thotë tetë parakushtet e njohura.

Ka një fjali plotësuese që ka të bëj me një temë tjetër dhe për këtë shkak nuk duhet të ketë keqkuptime. Qëndrimi i Komisionit është i njejtë si më pare, kjo do të thotë se pavarsisht nga ajo që u tha më heret, në mënyrë plotësuese ka një problem ku duhet të shënohet përparim, nuk do të thotë se kjo do të bëhet kusht i ri.
Pozita e Komisionit Evropian nuk ka ndryshuar", deklaroi Kristina Nagi. Alsat

Publikuar: 06.02.2009 | 19:58
Lexuar: 456 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime