E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Mesfushori shqiptar Lorik Cana vazhdon të kujtohet nga mediat e forumet franceze si një futbollist i rrallë -
Futbolli francez, nostalgji pėr Lorik Canėn





Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik
Cana, vazhdon të kujtohet nga mediat e forumet franceze si një
futbollist i rrallë megjithëse është larguar prej më shumë se një viti
nga Franca, fillimisht në drejtim të Anglisë, tek Sanderlendi e më pas
në Turqi, tek Gallatasaraji.

Në portalin francez 'Psgteam.net" për futbollistin shqiptar shkruhet
se “Lorik Cana është sigurisht një nga futbollistët e rallë, i cili
nuk bën asnjë diferencë midis klubit të kryeqytetit francez, PSG-së,
dhe atij të Olimpikut të Marsejës.

Në të kundërt, lojtari i
Gallatasarajit qëndron i qetë, duke thënë se i vlerëson të dy klubet.
Vlerësime që mund të shihen ndryshe nga disa mbështetës parizienë apo
marsejëzë”, shkruhet në artikullin “Cana, është Parisi..., por dhe
Marseja”.

“Kur kam qenë te Parisi, nuk e kam fshehur kurrë që Marseja ishte
klubi im i zemrës. Kur kam qenë kapiten te Marseja, nuk e kam mohuar
kurrë që kam qenë krenar të luaja te PSG-ja. Madje kam thënë se nuk
është e pamundur që një ditë të riluaja atje”, citohet Cana nga faqja
në fjalë.

Megjithatë, pas këtyre deklaratave nga mediat dhe forumet franceze nuk
shihet si i pamundur një rikthim i Canës pikërisht tek kampionati
francez aty ku edhe ka kaluar periudhën më të bukur të karrierës së
tij./gj.m/s.s./

Publikuar: 11.09.2010 | 02:25
Lexuar: 438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime