E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë, siç tha, bisedës konstruktive, Van Rompuj theksoi se ia ka bartur presidentit Ivanov obligimin e tij personal për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Pikërisht për këtë gjatë muajve të kaluar, shtoi, ka realizuar takim me liderët e shumicës së shteteve në rajon, ka vizituar katër qytete dhe ka për qëllim t'i vizitojë të tjerët para fillimit të këtij viti.
Van Rompuj: Tani ėshtė momenti i vėrtetė pėr emrin










Bashkimi Evropian bën përpjekje të mëdha që të vihet deri tek zgjidhja për kontestin me emrin. Por, tani është momenti i vërtetë kur dy vendet duhet të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje e cila është e pranueshme për dy palët, deklaroi kryetari i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuj në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Gjatë, siç tha, bisedës konstruktive, Van Rompuj theksoi se ia ka bartur presidentit Ivanov obligimin e tij personal për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor. Pikërisht për këtë gjatë muajve të kaluar, shtoi, ka realizuar takim me liderët e shumicës së shteteve në rajon, ka vizituar katër qytete dhe ka për qëllim t'i vizitojë të tjerët para fillimit të këtij viti.

Van Rompuj shtoi se hyrja e Maqedonisë në BE është hap mjaft i rëndësishëm për vendin dhe integritetin e saj. Dhënia e përpjekjeve të mëdha për implementimin e të gjitha reformave për hyrje në BE, theksoi ai, do të thotë marrje e raportit pozitiv për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian në nëntor.

"E inkurajoj presidentin Ivanov të vazhdoni të investoni në zbatimin e reformave drejt rrugës së realizimit të perspektivës evropiane", tha Van Rompuj.

Presidenti Ivanov e njoftoi Rompuj për rrjedhën e reformave dhe për të gjitha aktivitetet të cilat Republika e Maqedonisë i ndërmerr me qëllim që të tejkalohe, siç tha, bllokadë iracionale nga Greqia. Duke theksuar se të dy vijnë nga shtete të cilat kanë modele specifike të demokracisë, respektimin e lloj-llojshmërive të të gjitha bashkësive dhe sjelljen e vendimit të përbashkët, Ivanov shfaqi shpresë për marrjen e datës për fillimin e negociatave gjatë kryesimit belg.

"Modeli i Maqedonisë për demokraci me vite tregon se është e mundshme të tejkalohen veçantitë dhe interesat personale,për të pasur axhendë ambicioze politike dhe reformuese dhe të porositen rezultate konkrete në vazhdimësi. Vlerësoj se do të jetë me rëndësi simbolike nëse Këshilli Evropian sjell vendim për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave, pikërisht gjatë kryesimit belg", theksoi Ivanov.

Ai shprehu pritje se pengesa rreth kontestit me emrin do të zgjidhet shumë shpejt dhe se do të mbizotësojë frymë e solidaritetit evropian.

Presidentit Rompuj i janë bartur edhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe euroentuziazmi i tyre i fuqishëm.

"Vizioni për paqen evropiane për hapësirën e bashkuar evropiane i cili do të jetojë në paqe dhe mirëqenie është një fuqi e rëndësishme dhe me motivim të fuqishëm për Maqedoninë dhe për gjithë rajonin, e ky vizion nuk na duhet vetëm neve por edhe gjithë rajonit, dhe jam i sigurt se kryetari Rompuj do ta vizitojë rajonin tonë, pasi që besoj se është mik i sinqertë i Maqedonisë dhe se së bashku do t'i arrijmë qëllimet e përbashkëta", theksoi Ivanov.

Përveç se takime me përfaqësuesit e lartë, presidenti Ivanov sot pasdite do të ketë edhe ligjeratë në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare "Egmont" me temë "Paks Europana" për vizionin e tij për rajonin si pjesë e Evropës së bashkuar.

Dje, presidenti i Maqedonisë në Bruksel pati takime me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso dhe me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fule.

Baroso pas takimit me Ivanovin deklaroi se është koha të sillet vendim në lidhje me çështjen e emrit. "Tani jam shumë më i bindur se do të ndodh, sesa që isha para ca viteve", tha Baroso.

Ivanov e porositi Baroson se integrimet euroatlantike janë prioritet i lartë për Republikën e Maqedonisë dhe se sinqerisht beson se rekomandimin të cilin e dha Komisioni Evropian së shprejti do të rezulztojë edhe me datë për fillimin e negociatave.

Publikuar: 11.09.2010 | 03:41
Lexuar: 395 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
don corleone (11/09/2010 23:46:24) nema vise makedonia ... ILIRIDAAAA :D
U.S.A unitet states of ALBANIA...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime