Maqedonia është faktor i rëndësishëm në strukturën e sigurisë në EJL, e cila fqinjë nuk i ka Norvegjinë dhe Suedinë, por Kosovën dhe Serbinë dhe kjo duhet të merret parasysh si një konstalacion ku kërkohet një qasje racionale ndaj sigurisë në rajon dhe një mundësi që kjo të mbindërtohet.
Maqedonia është faktor i rëndësishëm në strukturën e sigurisë në EJL, e cila fqinjë nuk i ka Norvegjinë dhe Suedinë, por Kosovën dhe Serbinë dhe kjo duhet të merret parasysh si një konstalacion ku kërkohet një qasje racionale ndaj sigurisë në rajon dhe një mundësi që kjo të mbindërtohet.
Kjo është porosia e ministrit të Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski, që do ta dërgojë deri te pjesëmarrësit e konferencës së 45-të të sigurisë në Munih, e cila sipas tij është mundësi e mirë që të paraqiten pozitat e vendit dhe prioritetet e saj të jashtme politike dhe të hapet edhe një herë rasti i Maqedonisë për NATO-n dhe ambiciet që të bëhemi anëtare e plotëfuqishme, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Munihu.
Milloshoski potencoi se Konferenca, ku merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, është mundësi që të përmendet se pengimi i marrjes së ftesës për Maqedoninë nga ana e Greqisë në Samitin në Bukuresht nuk do të thotë se vendi është i pamotivuar ta plotësojë qëllimin, që është edhe qëllimi i përbashkët i Aleancës, që është e mundur sa më shpejt kur të krijohen kushte për anëtarësim të denjë në NATO, kjo të ndodhë.
"Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vlerësoj se stabiliteti i rajonit do të fitojë, sepse Maqedonia si vend, i cili vetë e prodhon stabilitetin me politikën e tij të brendshme, do të jetë kontribues i mirë edhe për stabilitetin e rajonit", deklaroi ministri Milloshoski, i cili shtoi se pjesëmarrja e Maqedonisë në NATO dhe pjesëmarrja në misionet e Aleancës jashtë Evropës është tregues i mirë se Maqedonia është e gatshme të japë kontribut në NATO.
Autoriteti i NATO-s, siç tha ministri, nuk guxon të lejojë që në pikëpamje afatgjate të jetë peng i një problemi të pakuptueshëm bilateral dhe axhendës së caktuar të fshehur të një shtet anëtar i NATO-s. "Vendet anëtarë duhet t'u japin përparësi vizioneve afatgjate dhe strategjisë për një Evropë të bashkuar, të qetë dhe stabile", tha Milloshoski.
Në margjinat e konferencës, ministri Milloshoski u takua edhe me kolegun e tij lituanez, Vugaudas Usaçkas, ndërsa i pyetur nëse do të ketë takim me ministren greke të Punëve të Jashtme Dora Bakojani, ai tha se nuk ka indikacione për një gjë të tillë.
"Maqedonia është krejtësisht e gatshme të jetë aktive në marrëdhëniet bilaterale me Greqinë. T'i ftojë kolegët e saj, politikanët grekë të jenë mysafirët tanë nëse ekziston mundësi dhe disponim, jemi të gatshëm edhe ne të marrim pjesë nëse marrim ftesa për ngjarje të tyre", tha mes të tjerash ministri Milloshoski.
Ai informoi se i ka paraqitur pozitat e Maqedonisë lidhur me kontestin me Greqinë edhe në takimin me Garet Evans, shef i grupit ndërkombëtar të krizës, ku, siç tha, ia sqaroi prapavijën e kontestit me emrin, sepse, siç tha, vlerësojmë se emri nuk është problemi themelor të cilin e shkaktoi problemi me emrin, por është më shumë faktor i politikës së brendshme dhe të jashtme greke dhe shoqëria e tyre në përgjithësi.
Ministri Milloshoski në margjinat e konferencës u takua edhe me kolegun e tij nga Lituania, ku u kontraktua vizita bilaterale gjatë marsit, me çka edhe një herë do ta përforconin lidhjen adriatiko-baltike, ku Maqedonia i ka filluar aspiratat për anëtarësim në NATO.
Në Konferencën e 45-të të sigurisë në Munih, ku panel-diskutimi kryesor është nesër, fjalim do të mbajë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.
Ai sot realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të Cohen Group Washington, Uiliam Koen.