Ai potencoi se forcat e NATO-s në Afganistan duhet të jenë në situatë që t'ua transmetojnë përgjegjësinë afganëve për sigurinë e vendit vitin e ardhshëm.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen u bëri thirrje anëtarëve të Aleancës që të dërgojnë më tepër ekspertë, të cilët do t'i stërvisin ushtarët dhe policët në Afganistan.
"Stërvitja është element kyç, që do t'u mundësojë afganëve vetë ta ndërmarrin përgjegjësinë për veprat e tyre sa është e mundur më shpejtë. NATO-ja ka nevojë për më tepër njerëz, të cilët do t'i stërvisin gjithsej 300.000 ushtarët dhe policët afganë", theksoi Rasmusen në Madrid, ku qëndron për vizitë.
Ai potencoi se forcat e NATO-s në Afganistan duhet të jenë në situatë që t'ua transmetojnë përgjegjësinë afganëve për sigurinë e vendit vitin e ardhshëm.
Në thirrjen e Rasmusenit menjëherë u përgjigj kryeministri spanjoll Hose Sapatero, i cili theksoi se Spanja do ta rris numrin prej 26 në 40 instruktorë në Afganistan.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot është pritur nga mbreti spanjoll Huan Karlos. Para se ta vizitojë Madridin, Rasmusen ka qenë në Uashington, ku u takua me presidentin amerikan, Barak Obama.