"Arrestimi i Bin Ladenit është shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit. Në nëntë vitet e fundit siguria e brendshme është përmirësuar, por gjithmonë do të ketë individë ose grupe që janë të gatshëm që të vdesin me qëllim që të vrasin persona të tjerë.
- Presidenti i SHBA-së Barak Obama me rastin e nëntëvjetorit të sulmeve terroriste i bëri thirrje qytetarëve për tolerancë fetare, duke shtuar se Qeveria ka vendosur që t'i arrestojë organizatorët e sulmeve respektivisht terroristët e Al Kaedës dhe jo pjesëtarët e fesë myslimane.
"E shtuna duhet të jetë ditë në të cilën jo vetëm do të vajtojmë por edhe do të tregojmë se nuk jemi në luftë kundër islamit. Ne jemi në luftë kundër organizatave terroriste të cilët e shtrembëruan islamin ose me mashtrim i përdorin parrullat e islamit për angazhimin me veprat e tyre destruktive", theksoi Obama mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë.
Ai citoi se SHBA-ja e detyroi Osama bin Ladenin në "një nëntokë të thellë" por se amerikanët edhe në vitet e ardhshme do të bashkëpunojnë me kërcënimet terroriste nga ekstremistë të tjerë.
"Arrestimi i Bin Ladenit është shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit. Në nëntë vitet e fundit siguria e brendshme është përmirësuar, por gjithmonë do të ketë individë ose grupe që janë të gatshëm që të vdesin me qëllim që të vrasin persona të tjerë.
Më 11 shtator të vitit 2001 në sumin e dy aeroplanëve mbi ndërtesën e Qendrës Tregtare Botërore në Nju-Jork dhe një aeroplan mbi Pentagonin në Uashington, si dhe gjatë rrëzimit të aeroplanit të katër në pjesën rurale të Pensilvanisë, humbën jetën rreth 3.000 persona.