ryetarti i Bashkimit Demokratik për Integrim Ai Ahmeti i dërgoi telegram përkujtimi presidentit amerikan Barak Obama me rasin e sulmit terroriste në 11 shtator të vitit 2001.
Kryetarti i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i dërgoi telegram përkujtimi presidentit amerikan Barak Obama me rasin e sulmit terroriste në 11 shtator të vitit 2001.
"Shpeshherë njerëzimit i është dashur të ballafaqohet me anën e errët të llojit të vet. Më 11 shtator 2001 mbarë bota e qytetëruar u godit nga çmenduria dhe urrejtja irracionale e pjesës së vet të shëmtuar. Sulmi terrorist i atij 11 shtatori nuk goditi vetëm popullin amerikan, nuk ishte i drejtuar vetëm kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por preku dhe plagosi mbarë botën demokratike", thuhet në telegramin e përkujtimit të kryetarit të BDI-së.
"Populli shqiptar në përgjithësi, anëtarët dhe simpatizantët e Bashkimit Demokratik për Integrim në mënyrë të veçantë dhe unë personalisht, duke dënuar fuqimisht aktin qyqar e barbar të 11 shtatorit, edhe një herë solidarizohemi me popullin amerikan, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave të pafajshme dhe njëkohesisht e manifestojmë përkrahjen tonë të parezervë në përkushtimin tuaj për ta luftuar terrorizmin në çdo skaj të botës"
Lufta e të mirës kundër të keqes e ka shoqëruar njerëzimin në gjithë rrugëtimin e tij nëpër histori
Fatmirësisht, forcat e dritës gjithmonë kanë ngadhnjyer mbi ato të errësirës, prandaj une jam i bindur dhe besoj fuqimisht se 11 shtatori i vitit 2001 nuk do të përsëritet kurrë më dhe se terrorizmi i cilësdo ngjyre qoftë do të marrë dënimin e merituar, thuhet në urimin e Ali Ahmetit.