E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por miniera e atëhershme e arit tashmë është zbehur dhe shumë emigrantë po e shohin veten si viktimat e para të krizës financiare greke. Disa prej tyre shohin një perspektivë më të mirë ekonomike në Shqipëri dhe mendojnë të kthehen përgjithmonë këtu.
Kohėt e vėshtira nė Greqi rikthejnė shqiptarėt







Benet Koleka

Pas rënies së komunizmit dy dekada më parë, Greqia u bë toka e premtuar për qindra mijëra shqiptarë, si një vend i ri për të nisur një jetë të re pas gjeneratash varfërie gërryese.

Por miniera e atëhershme e arit tashmë është zbehur dhe shumë emigrantë po e shohin veten si viktimat e para të krizës financiare greke. Disa prej tyre shohin një perspektivë më të mirë ekonomike në Shqipëri dhe mendojnë të kthehen përgjithmonë këtu.

"Nuk e kisha parë ekonominë ndonjëherë kaq keq",- tha Agim Aliaj, një 48-vjeçar bojaxhi që u kthye në Shqipëri në mars, pasi prej muajsh nuk gjente më punë të rregullt në Greqi.

"Ka qenë e pamundur për mua të dërgoj para në shtëpi prej një viti e gjysmë. Problemet e tyre do të na prekin edhe ne dhe shumë rëndë."

Shqiptarët janë me shumë diferencë grupi më i madh i punonjësve të huaj në Greqi, të vlerësuar në nga 650.000 deri në 800.000 dhe rrjedhimisht kanë qenë të parët që e kanë ndjerë trazirën.

Që prej nisjes së krizës financiare globale, shqetësimet e punëtorëve shqiptarë në Greqi, Itali, Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara janë pasqyruar në një ulje të ndjeshme të dërgesave në Shqipëri, të cilat vitin e kaluar ranë në më të ultën e pesë vjetëve.

Këto remitanca në vitin 2009 arrinin 780 milion euro, ekuivalentja e nëntë për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë, por përsëri shumë më të ulëta se 833 milionë eurot në 2008 dhe 951 milionë euro në 2007, që ka qenë dhe shifra më e lartë ndonjëherë.

Shifrat mund të bien edhe më dhe papunësia mund të rritet, teksa shtohet dhe numri i refugjatëve që kthehen në shtëpi. Por nga ana pozitive, disa prej tyre mund të sjellin me vete kapitalin e tyre të investimeve.

Aliaj, bojaxhi shtëpiash, tha se mijëra shqiptarë nuk po gjenin dot punë të mjaftueshme në Greqi dhe shpresonin për një përmirësim të shpejtë të ekonomisë. Familjet e tyre në Shqipëri u dërgojnë atyre duhan, fasule apo patate me anë të rrugëve me autobusë.

Ashtu si të tjerët, ai tundohej për të qëndruar në shtëpi dhe të kultivonte tokën në fshatin e tij të Kuçit, ku jetojnë dhe gruaja, i biri dhe e bija.

Por ai shumë shpejt e kuptoi dhe eksperiencën e bashkë fshatarëve të tij, të cilët me dhjetëra tonë qepë, fasule dhe mollë, i hidhnin në lumë nga mungesa e vendeve të ruajtjes.

"Kjo s’më jep asnjë entuziazëm për të nisur një aktivitetet, pasi nuk garantohet shitja e produkteve. Do të pres disa muaj për të parë si do të shkojnë gjërat në Greqi dhe do të kthehem atje",- tha ai.

Kohët e vështira në Greqi rikthejnë shqiptarët
Me të gjitha plaçkat

Ndryshe nga Aliaj, Gerald Hoxha, 28 vjeçar, është kthyer përgjithmonë në fshatin e tij të lindjes.

"Pasi vajza ime të mbarojë klasën e parë (pas disa ditësh), unë do të kthehem me të gjithë familjen përgjithmonë. Do të ketë pak punë këtu për mua, jo shumë, por do të jetë më mirë se në Greqi ",- tha Hoxha.

Shumicën e kohës ai ka qenë hekurpunues, duke përfshirë dhe angazhimin për Lojërat Olimpike 2004, dhe Hoxha ka parë sesi vitet e fundit të ardhurat e tij ditore binin nga 70 euro deri në 30 euro kur nuk mund të gjente punë për të mbajtur gruan, bijën shtatë vjeçare dhe djalin tre vjeçar.

"Nëse punoja 24 ditë në muaj për 50 euro në ditë, do të isha shumë mirë. Por në katër muajt e fundit të dimrit kam punuar vetëm 20 ditë dhe mendoj se në shtator do të jetë edhe më keq",- tha Hoxha, duke shtuar se në Greqi nuk kishte më nxitje për ndërtime.

Në pikën kufitare të Kapshticës, oficeri në detyrë Landi Ipo tha se numri i shqiptarëve që ktheheshin përgjithmonë në vendin e tyre ishte rritur nga emigrantët që largoheshin nga Selaniku.

Nuk ka statistika të besueshme për numrin e shqiptarëve që po kthehen nga Greqia. Zyrtarët grekë e pranojnë këtë, por thonë se është ende herët për të folur për një valë të gjerë largimesh.

"Ata thonë se nuk ka garanci për të ardhmen aty. Ata po kthehen me të gjitha plaçkat e tyre",- tha Ipo.

Duke drejtuar makinën e tij Opel në kalimin e Kapshticës për në Shqipëri, Arben Haka tha se shpresonte të gjente diçka për të bërë këtu, pasi jeta ishte bërë mjaft e vështirë si punëtor emigrues.

"Kam shpresë të gjej punë në vendin tim, sepse vendi i huaj nuk mund të na mbajë më",- tha ai.

Megjithëse Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të Europës, me një shifër zyrtare papunësie prej 14 për qind, kriza greke ka bërë të rimendojnë shumë shqiptarë emigrantë.

GDP mesatare individuale e Shqipërisë qëndronte në $3.840 në vit në 2008, krahasuar me $29.361 në Greqi, sipas statistikave të Bankës Botërore.

Shqipëria është një nga vendet e pakta evropiane, që për arsye të volumit të vogël ekonomik, nuk hyri në recesion. Prodhimi i brendshëm bruto (GDP) u ngrit me 3.3 për qind në 2009, në rënie nga 7.9 për qindëshi i vitit paraardhës dhe parashikohet të rritet edhe në 2010.

"Përse qeveria jonë na detyron të mbledhim qershitë e grekëve në vend që të krijojë alternativa zhvillimi",- pyeste Aliaj. "Shqiptarëve u ka rënë bretku në Greqi. Nëse ata do ta kishin bërë këtë punë në shtëpi dhe po të ishin zbatuar politikat e duhura, shumë më tepër do të arrihej këtu."

Publikuar: 11.09.2010 | 18:16
Lexuar: 849 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime