E enjte, 24.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kohëve të fundit çdo ditë e më tepër shkatërohen hapësirat e gjelbërta në Tetovë. Kjo, shkaku i disa qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët shfrytëzojnë këto hapësira për t’i hedhur mbeturinat. Më e keqja është se këto shkatërrime të ambientit jetësor bëhen pikërisht në vendet që më së shumti frekuentohen nga vizitorët, të cilët me të drejtë shprehin revoltën.
Hedhja e mbeturinave shkatėron gjelbėrimin nė Tetovė








Bashkim Sulejmani

Hapësira e gjelbra në Tetovë gjithnjë e më tepër po shkatërrohen nga qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët hedhin mbeturina kudo. Shumica e qytetarëve shprehin revoltën e tyre ndaj kësaj dukurie, kur inspektorati komunal paralajmëron dënime për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në natyrë.

Kohëve të fundit çdo ditë e më tepër shkatërohen hapësirat e gjelbërta në Tetovë. Kjo, shkaku i disa qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët shfrytëzojnë këto hapësira për t’i hedhur mbeturinat. Më e keqja është se këto shkatërrime të ambientit jetësor bëhen pikërisht në vendet që më së shumti frekuentohen nga vizitorët, të cilët me të drejtë shprehin revoltën.

“Pengojnë shumë... Sa më shpejtë duhet të pastrohet kjo që bëhet nga vet qytetarët, edhe atë duhet organet kompetente sa më shumë të angazhohen që të pengohet kjo dukuri”

“Po më pengojnë mbeturinat krejt që vijnë këtu han pinë dhe e hudhin nëpër lum, vet duhet ditur se nuk duhet në natyrë të gjuhen mbeturinat“

“Duhet të merren masa, sidomos komuna afër mendjes është se duhet të dënohen, duhet të pastrohen këto punë, pengesa gjithnjë kemi vijnë edhe nga qytete tjera të shtetit turp na erdhi edhe neve kur i pamë këto”.

Nga inspektorati Komunal i Tetovës, paralajmërojnë dënime për ata që prishin ambientin, por edhe kërkojnë nga qytetarët që edhe vetë të kujdesen për ruajtjen e natyrës.

“Inspektorati komunal çështje prioritare e ka pastërtinë e qytetit, mirqenien e qytetarëve, merr masa në kontinuitet në këtë drejtim mirëpo gjithnjë paraqiten qytetarë të pandërgjegjshëm që bëjnë dëme me përmasa që mundë edhe brezat që vijnë ti trashigojnë. Ndaj këtyre qytetarëve gjithnjë do veprohet sipas ligjit, por problem i kemi qytetarët e pandërgjegjshëm dhe makinat pa targa”, thotë Neritan Ferati, Kryeshef i inspektoratit komunal të Tetovës.

Pamjet që do ju shoqërojnë përgjatë gjithë rrugës nëse ngjiteni për në banjën e Tetovës, kalanë apo Kodrën e diellit, gjëra që ndodhin nga persona të papërgjegjshëm që dita ditës shkatërojnë ambientin ku vetë jetojnë.

Drejtori i ndërmarrjes publike Komunale, kërkon nga qytetarët që të thirrin për çdo rast nevoje lidhur me pastrimin e mbeturinave, dhe nuk do ketë nevojë që ato të gjuhen rrugëve.


Publikuar: 11.09.2010 | 19:57
Lexuar: 826 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime