Nëse në raportin e Komisionit Evropian përfshihet edhe Komiteti në kontest negativ për shkak të anulimeve të seancave në të cilat duhej të debatohej për cështje që prekin marrëdhëniet ndëretnike, kryetari i komitetit është më së paku përgjegjës ndërsa dikush prej anëtarëve duhet të pyetet se pse ndodhi kjo, thekson Ademi.
Komiteti funksionon, por edhe çalon kështu e vlerëson punën e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, kryetari, Xhevat Ademi. Sipas tij ende tek anëtarët e Komitetit nuk ka disponim për të debatuar për çështjet të cilat edhe më tej vazhdojnë të mbesin aktuale si Shkupi 2014, maqedonishtja nga klasa e parë për komunitetin jo maqedonas dhe përdorimi i gjuhës shqipe në dokumentet personale.
Komiteti edhe funksionon edhe çalon. Është e vërtetë që edhe në këtë moment edhe tash kur flasim unë kam 2-3 seanca të filluara dhe të papërfunduara për të cilat me keqardhje them se nuk shoh paralajmërime se do të mund ti përfundoj edhe për arsye praktike. Unë ato seanca I konvokova në kohën kur flitej për ide, flitej për projekte sot pjesa dërmuese a atyre ideve e atyre projekteve thuajse janë realizuar.
Unë nuk dua të flas për pasojat, desha të hap debatin publik edhe për temat të cilat ndoshta për veshin e ndonjërit mund të jenë të nxehta...Nuk dua nga komiteti të bëj teatër, nuk do të ftoj nuk do të konvokoj vazhdime pa krijuar kushte pa patur garanci se séanca do të funksionoj, thotë Xhevat Ademi, Kryetar i Komitetit për marradhënie mes bashkësive.
Nëse në raportin e Komisionit Evropian përfshihet edhe Komiteti në kontest negativ për shkak të anulimeve të seancave në të cilat duhej të debatohej për cështje që prekin marrëdhëniet ndëretnike, kryetari i komitetit është më së paku përgjegjës ndërsa dikush prej anëtarëve duhet të pyetet se pse ndodhi kjo, thekson Ademi.
Gjykoj që edhe ju jeni dëshmitar edhe opinioni është dëshmitar për përpjekjet e mia herë-herë të dëshpëruara nëse do të ketë eventualisht ndonjë vërejtje në adresë të funksionimit, mos-funksionimit apo keq-funksionimit të komitetit ajo do të jetë më së paku përgjegjësia ime më së paku përgjegjësia e kryetarit por kjo në esencë nuk i ndërron gjërat. Nuk do dëshiroja që në vërejtjet eventuale në momentet jo pozitive që mund të theksohen në raportin e tetorit të përfshihet edhe komiteti, natyrisht dikush duhet të pyetet se pse eventualisht do të ndodhte kjo, shton Ademi.
Për të evituar përfshirjen eventuale të Komitetit në kontest negativ në raportin e KE-së, Ademi ka paralajmëruar mbajtjen e seancave të Komitetit me tema që janë me interes për opinionin dhe të pranueshme për shumicën e anëtarëve të komitetit. E gjithë kjo sipas tij, me qëllim që Komiteti dalëngadalë të merr pozicionin e vet ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligji për komitetin.
Gjyltene Rexhallari, Alsat-M