Derisa në qeveri atë mund ta mbrojë dhe e mbron ish profesori i tij në shkollë të mesme dhe mentor i tij në qeveri, Boris Tadiqi nuk mund ta mbrojë atë edhe në parti, ku dëuhet ta dëgjojë vullnetin e anëtarëve partiakë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuyk Jeremiq sipas të gjitha gjasave nuk do të shkarkohet nga posti ministror, por si shkruan gazeta Blic në numrin e sotëm ai do ta pësojë në planin partiak. Burimet e Partisë Demokratike (DS) i kanë thënë kësaj gazete se ai nuk do të jetë kandidat për nënkryetar të partisë, pasi që, siç thonë, do të shkaktohej rebelim nëse do të ndodhte kjo.
Derisa në qeveri atë mund ta mbrojë dhe e mbron ish profesori i tij në shkollë të mesme dhe mentor i tij në qeveri, Boris Tadiqi nuk mund ta mbrojë atë edhe në parti, ku dëuhet ta dëgjojë vullnetin e anëtarëve partiakë.
Para disa ditëve është vendosur që Jeremiqi të mos jetë kandidat për nënkryetar. Njëkohësisht, është arritur marrëveshja që kuvedni zgjedhor i partisë të mbahet deri në fund të tetorit, ndërsa kur është fjala për numrin e nënkryetarëve, sias të gjitha gjasave do të jenë shtatë sish. Por, Jeremiqi nuk do të jetë në mesin e tyre, pasi nuk ka pothuaj fare stazh partiak, kurse në parti nuk e duan dhe me siguri që do të shpërthente rebelimi nëse Tadiqi do të vendoste ta kandidonte për nënkryetar të partisë, tha për Blicin një burim nga DS-ja.
Për shkak të paraqitjeve të tij Ministri për Kosovën, si e quajnë rivalët politikë, gëzon një përkrahje goxha të madhe edhe në mesin e anëtarëve të dy partive radikale serbe (asaj të Sheshelit dhe të Tomisllav Nikoliqit) dhe kjo nuk u pëlqen demokratëve të Tadiqit.